Braçe: Ndërprerja e energjisë te A1, dhunë ndaj medias
Ndërprerja e energjinë në kanalin televiziv A1 është bërë temë e debatit të djeshëm gjatë seancës parlamentare. "Doja të sillja në vëmendjen tuaj zoti Kryeministër, natyrisht, që ju keni përgjegjësi si qeveri edhe për lirinë e medias në këtë vend. U bë e 42-ta apo e 43-ta ditë që një kanal televiziv nuk ka furnizim me energji elektrike",- tha Braçe. Deputeti socialist ka kërkuar nga ana e qeverisë që të tërhiqet nga dhuna mbi median e lirë, si një masë represive që tashmë ka kohë që po përdoret. "Çështja ka vajtuar në dyert e Prokurorisë, ka vajtur në dyert e gjykatës etj., me radhë, dhe sebepi është një faturë afrofe që unë e kam përpara dhe që thotë që, sipas leximit të sahatit, vlera që duhet të paguajë kjo kompani është 815 mijë lekë të vjetra dhe pastaj, sipas konsumit afrofe (edhe sahat edhe konsum afrofe), 32 mijë dollarë. Si mundet tani që brenda një fature siç është kjo, KESH-i edhe të faturojë sipas leximit të aparatit matës, edhe të bëjë edhe faturim afrofe në vlerë 32 mijë dollarë. Pra, edhe kjo çështje kërkon një zgjidhje nga ana juaj",- tha Braçe. KESH vazhdon që të zbatojë urdhrat politikë, duke lënë pa energji këtë kanal televiziv që detyrohet të punojë me gjeneratorë, duke kërkuar një faturë të paligjshme afrofe. Faturat afrofe janë dënuar edhe nga institucione të tjera, si Avokati i Popullit, duke u vlerësuar si gjoba në dorë të KESH.