Shkupi dhe Prishtina arrijnë marrëveshjen për kufirin
Nënshkrimi i saj pritet të bëhet këto ditë nga kryeministrat e të dy vendeve, Nikolla Gruevski dhe Hashim Thaçi.
Këtë e ka konfirmuar për rrjetin britanik BBC zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdulhakim Ademi.
"Ditët e fundit takimet kanë qenë më intensive dhe është arritur marrëveshja e cila do t'i definojë çështjet juridike dhe teknike për përcaktimin e vijës kufitare. Me këtë do të përmbyllet edhe konstesti i fundit, nëse mund të quhet, mes dy vendeve", tha zyrtari i lartë i qeverisë së Shkupit.
Zoti Ademi shprehu shpresën se pas kësaj Maqedonia dhe Kosova do të vendosin marrëdhëniet e shumëpritura diplomatike, ndërkohë që me këtë pritet të thellohet bashkëpunimi dypalësh në fusha të ndryshme.