E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova pret Progres Raportin dhe studimin e KE-së

Raporti i Progresit, do t'i dorëzohet po sot kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga shefi i  Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Davidi.
     
Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Prishtinë ka njoftuar se sot pritet që Komisioni Evropian ta miratojë Pakon e Zgjerimit 2009.
     
"Pakoja e zgjerimit përfshin Progres Raportin 2009 si dhe Studimin për Kosovën. Ato do të vlerësojnë progresin që ka arritur Kosova gjatë vitit të fundit dhe paraqesin një vizion afat-mesëm për realizimin e axhendës evropiane të Kosovës", thekson njoftimi.
     
Pakoja prezantohet dhe bëhet publike gjatë një konference për shtyp të komisionerit evropian për Zgjerimin, Olli Rehn.
     
Kryeministri Hashim Thaçi  ka vlerësuar se "raporti i Komisionit Evropian është një raport real i mirëpritur, që prezanton shqetësimet e qeverisë së Republikës së Kosovës".
     
"Vlerësohet progresi i arritur në Kosovë në ndërtimin e institucioneve demokratike, në instalimin e qeverisjes së mirë, efikase, në sundimin e ligjit, në vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por, paraqiten natyrisht edhe sfidat, të cilat duhet t'i marrim përsipër si institucione, dhe do vazhdojmë të implementojmë në veçanti luftimin e dukurive negative, ndërtimin e raporteve me fqinjët", ka deklaruar Thaçi duke iu përgjigjur interesimit të medias para mbërritjes së raportit dhe studimit në Prishtinë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›