Zyrtarisht nesër fillon fushata
Por më pak se 48 orë para se të fillojë fushata, shumë parti thonë të mos kenë vendosur ende se nga ku do ta nisin vrapin për të kërkuar votën e kosovarëve në zgjedhjet komunale të 15 nëntorit. PDK ende s’ka vendosur për tubimin e parë. AKR dhe LDD e nisin bashkë në Sheshin Nëna Terezë. AAK prezanton kandidatët në Pallatin e Rinisë. LDK e fillon fushatën simbolikisht sonte, me vullnetarët e vet. Liderëve u është lënë barra kryesore e fushatës, përveç LDK’së, e cila ka vendosur të dalë pa Fatmir Sejdiun.
Proceduralisht, kërkesën për tubime parazgjedhore subjektet politike duhet ta dorëzojnë te Zyrtari Komunal i Zgjedhjeve (ZKZ) prej nga kërkesa do të dërgohet në polici. “Policia e bën vlerësimin e rrethanave të sigurisë brenda 72 orëve dhe në kuadër të këtij 72-orëshi, brenda 48 orëve, e njofton palën që ka kërkuar mbajtjen e tubimit”, thotë Kapiteni Baki Belani, Zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ky zëdhënës thotë se Policia nuk është ajo që lëshon leje apo ndalesë për ndonjë tubim të kërkuar nga ndonjë subjekt. “Policia i bën vetëm vlerësimet e sigurisë në bazë të kërkesës së bërë”, thotë Baki Kelani.
PDK’ja është njëra nga partitë që nuk ka vendosur ende për tubimin e parë.
“Ende nuk e kemi vendosur se ku do ta fillojmë fushatën, edhe pse kanë mbetur më pak se dy ditë. Ka ide të ndryshme dhe brenda pak orëve do të vendoset a do të jetë një manifestim qendror në Prishtinë apo do të ketë manifestime nëpër të gjitha komunat”, thotë Blerand Stavileci, Zëdhënës i PDK’së.
Jozyrtarisht merret vesh që gjasat më të mëdha janë që, si zakonisht, PDK’ja ta nisë fushatën në Prishtinë, pikërisht më 15 tetor. Zëdhënësi i PDK’së thotë se këtë vit, kjo parti do të fokusohet në formate të përziera të fushatës, me tubime të mëdha dhe kontakte derë më derë.
Dhe Kryeministri Hashim Thaçi, që është edhe Kryetar i PDK’së, do të ketë rol qendror në këtë proces.
“Kryeministri e ka një agjendë shtetërore, por normalisht se do ta ketë edhe këtë agjendën tjetër, varësisht se si shihet e nevojshme dhe si do të jetë e programuar në koordinim me degët”, thotë Stavileci.
“Do të jetë më lehtë të bëjmë fushatë sivjet, sepse nuk kemi nevojë që t’u flasim qytetarëve për premtimet, por për të arriturat tona në nivel lokal gjatë dy viteve të fundit”, shprehet ai. Lidhja Demokratike e Kosovës do të nisë fushatën zgjedhore që në sekondën e parë të 15 tetorit.
Për nevoja të fushatës, kjo parti ka marrë me qira një shtëpi në lagjen Pejton të Prishtinës, nga e cila sonte në mesnatë do të dalin vullnetarët e partisë. E në mbrëmje kjo parti ka paraparë që hapjen e fushatës më 15 tetor me organizmin e një manifestimi që do të mbahet në sallën e sporteve të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Kryetari i Shtabit të LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se janë të përgatitur të fillojnë fushatën elektorale duke respektuar ligjet.
“Tubimi i parë në Prishtinë, do të mbahet në ora 19:00 në Pallatin e Rinisë, në Palestrën e basketbollit, në të cilën do t’i promovojmë 26 kandidatët për kryetarë të komunave”, ka bërë të ditur Haziri.
Ai ka konfirmuar se LDK’ja ka angazhuar një numër shumë të madh të njerëzve për këto zgjedhje, duke përmendur se janë 25 mijë njerëz që do të ndihmojnë vazhdimisht gjatë kohës së zgjedhjeve.
Ai ka bërë të ditur se Kryetari me post të ngirë i LDK’së, Fatmir Sejdiu nuk do të jetë pjesë e fushatës, derisa ka paralajmëruar se edhe Qeveria dhe ministrat janë të kufizuar të marrin pjesën nëpër tubime elektorale.
Sipas Hazirit, LDK’ja ka paraparë se si do të duket dita e fundit e fushatës elektorale.
“Ditën e përmbylljes me organizimin e një ndeje të madhe për të rinjtë, jo vetëm në Prishtinë, por në të gjitha qendrat e Kosovës në ora 23:00 deri në mesnatë”, ka thënë ai. Haziri ka paralajmëruar se kandidatët e LDK’së nuk do të qëndrojnë duarkryq ndaj akuzave të kundërkandidatëve.
“Ne jemi të përkushtuar për zgjedhje tolerante për debitim tolerant argumentues, duke mos kopjuar të tjerët dhe do të ketë fushatë demokratike”, tha ai. Ky zyrtar i LDK’së ka folur edhe për fyerjet dhe akuzat që pritet të ketë ndërmjet partive gjatë fushatë zgjedhore.
“Fushatën negative, ne nuk e marrim fyerje është strategji negativiteti, më vjen keq që ajo parti ka zgjedhur negativitetin ta dërgojë në fushatë. LDK’ja ka deklaratën e vet të përkushtimit për zgjedhje tolerante, për debat tolerant, argumentues, faktues”, ka thënë ai.
“E kam ftuar Kryeministrin dhe liderin e PDK’së, të dielën e fundit që ta rishikojë këtë çështje, është çështje e vlerësimit të tyre, sepse edhe ata janë në garë si ne”. Nënkryetari i LDK’së ka komentuar edhe aktivitetet e kandidatit të PDK’së për Kryetar të Prishtinës. “Kemi rastin e z. Salihu kur ec nëpër rrugë, e cila është kompetencë e Ministrisë, apo Qeverisë dhe ai akuzon Kryetarin e Komunës që nuk ka të bëjë me të, ose e akuzon për menaxhim të mbeturinave, ku drejtori është nga ana e PDK’së”.
Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) më 15 tetor do të jenë bashkë në sheshin kryesor të Prishtinës, Nëna Tereze. Bexhjet Pacolli dhe Nexhat Daci atë ditë do ta shprehin mbështetjen e tyre për kandidatin e AKR’së për Prishtinën, Vegim Gashi, i cili në fakt është kandidat i përbashkët i këtyre partive pas marrëveshjes për koalicion që AKR’ja dhe LDD’ja arritën në 18 komuna të Kosovës.
“Sigurisht se hapja e fushatës do të bëhet në sheshin Nëna Tereze. Për detajet e tjera do të informojmë gjatë ditës së mërkurë. Ka gjasa që fushatën ta fillojmë bashkë me LDD’në”, thotë Arbër Geci, Zëdhënës i AKR’së.
Më 15 nëntor, fushatën e nis edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Në Pallatin e Rinisë, në orën 13, Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj do t’i prezantojë të gjithë 32 kandidatët për kryetarë të komunave, të cilët kjo parti i ka nxjerrë për garën e 15 nëntorit.