E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët sulmojnë tre shqiptarë në veri të Mitrovicës

Pas incidentit të ndodhur dje pasdite, policia njoftoi sot se ka arretuar një serb 22-vjeçar i dyshuar për pjesëmarrje në këtë ngjarje, dhe ndërkohë të paktën një person tjetër është shpallur në kërkim.
     
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, në një reagim të tij sot e ka dënuar sulmin si "vepër të grupeve kriminale dhe strukturave paralele serbe, që me çdo mjet dhe formë tentojnë të destabilizojnë gjendjen në Mitrovicë".
     
Ai ka kërkuar që strukturat e sigurisë të bëjnë gjithçka është e mundur për arrestimin e të gjithë personave që kanë marrë pjesë në këtë sulm dhe dërgimin e tyre para drejtësisë.
     
Sipas zyrës së shtypit të komunës së Mitrovicës, tre të rinj shqiptarë janë sulmuar fizikisht ndërsa ktheheshin nga puna në pjesën jugore të qytetit.
     
Dy nga të rinjtë e sulmuar në veri të Mitrovicës janë transportuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›