E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkupi duhet të largohet nga ndikimi i politikës së mbrapshtë të Beogradit

Thaçi përkrah vendimin e Sejdiut për anulimin e vizitës në Maqedoni
Kryeministri Hashim Thaçi ka përkrahur vendimin e presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu për të anuluar vizitën në Maqedoni, pasi pala maqedonase e ndryshoi karakterin e vizitës zyrtare, duke e cilësuar këtë vendim të presidentit, si të drejtë. Ky është vendimi më i drejtë, i mundshëm, i presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Është vendim i institucioneve të Kosovës, dhe si i tillë, e ka përkrahjen time të plotë, dhe të vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Definitivisht, Shkupi zyrtar duhet të largohet nga ndikimi i politikës së mbrapshtë të Beogradit në raport me Kosovën, ka deklaruar kryeministri Thaçi. Ndër të tjera ai ka shtuar se po punohet për arritjen e marrëdhënieve shumë të mira si dy shtete të pavarura, sovrane, demokratike dhe me perspektivë të sigurt euroatlantike, edhe për Kosovën edhe për Maqedoninë. Por, Kosova e ka dinjitetin e vet, e ka krenarinë e vet, është shtet i pavarur që i merr vendimet e veta. Ne do të vazhdojmë punojmë që të kemi bashkëpunim të mirë me Maqedoninë, siç e kemi pasur deri më tash, nënvizoi Thaçi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›