Reformë në Albtelekom, 558 punonjës shqiptarë pritet të zëvendësohen me turq

Drejtuesit turq të Albtelektomit urdhërojnë largimin nga puna, me dëshirë
Punonjësit e Albtelekomit ankohen se drejtuesit turq, njëkohësisht dhe pronarë të telefonisë fikse, do të largojnë nga puna specialistët shqiptarë, për ti zëvendësuar ata me punonjës turq. Një grup punonjësish të Albtelekomit shprehen se ditët e fundit drejtuesit turq kanë dërguar një urdhëresë, sipas së cilës ai punëtor që largohet me dëshirë nga puna, përfiton gjysmë rroge vjetore për disa vite pune si dhe një bonus. Punonjësit nuk janë kundër kësaj kërkese, e cila do ti shërbente më së shumti specialistëve që për pak vite dalin në pension. Por shqetësimi i punonjësve në këtë rast ka të bëjë me faktin se përse drejtuesit e lartë i detyrojnë drejtuesit e rajoneve, që tu imponojnë punonjësve për të firmosur të gjithë pa përjashtim urdhëresën që kanë dërguar ata. Punonjësit janë të irrituar për faktin se mes tyre ka specialistë që kanë investuar me punë dhe eksperiencë për vite të tëra pranë Albtelekomit, ndërsa tani u duhet të largohen nga puna me dëshirë të imponuar. Punonjësit e Albtelekomit shprehen se konfirmojë më tej edhe denoncimet e Gazetës SOT, lidhur me mungesën totale të investimeve që kur Çalik Holding e privatizoi këtë kompani telefonie fikse në vendin tonë. Sipas tyre, ka mbi dy vjet asnjë investim nuk është bërë në të gjithë rajonet, duke paralizuar të gjithë aktivitetin ekonomik të filialeve. Punonjësit tregojnë se investimi ADSL, të cilin Çalik Holding e trumbeton me të madhe, nuk është asgjë tjetër veçse një vjedhje e hapur që iu bëhet qytetarëve, ku dihet për çmimin e kripur që ajo afron, por me një shërbim më të dobët. Ndërsa për lidhjet e numrave familjarë pa tarifë instalimi, punonjësit thonë se edhe kjo është një mashtrim ordiner i kësaj firme, që më pas faturat tek qytetarët vijnë me dyfishin e çmimit, për të arritur çmimin që ata e trumbetojnë më të madhe. Punonjësit shprehen më tej se edhe kjo firmë është e politizuar nga politika, sepse ata kanë mësuar nga drejtuesit turq se reformën do ta bëjnë mbas zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas punonjësve të Albtelekomit, janë parashikuar të shkurtohen 558 punonjës dhe këta të zëvendësohen me punonjës të ardhur nga Turqia.