Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Sollakut
Autori i Lajmit: red.
Gjykata Kushtetuese e vlerësoi të ligjshëm shkarkimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Kjo Gjykatë shqyrtoi të hënën në gjykime të veçanta, dy kërkesa të paraqitura nga zoti Theodhori Sollaku, ish-Prokuror i Përgjithshëm, duke marrë dhe vendimet përkatëse, bëri të ditur zyra e shtypit e këtij institucioni të lartë kushtetues.
Në njërën kërkesë, Theodhori Sollaku kërkonte shfuqizimin e Dekretit nr.5523, datë 22.11.2007, të Presidentit të Republikës si dhe të Vendimit nr.141, datë 05.11.2007 të Kuvendit të Shqipërisë, që bëjnë fjalë për shkarkimin e tij nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Por Gjykata Kushtetuese arsyetoi se dy aktet e mësipërme, të kundërshtuara nga ish-Prokurori i Përgjithshëm, në këndvështrimin kushtetues, nuk përmbajnë shkelje të të drejtave kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, në kuptim të shkronjës “f” të nenit 131 të Kushtetutës së Shqipërisë. Ndërsa lidhur me kërkesën tjetër të Sollakut, paraqitur prej tij në kohën që kryente detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, me objekt zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese vendosi “të zgjidhë mosmarrëveshjen e kompetencës së lindur midis organeve shtetërore, subjekt në këtë mosmarrëveshje dhe të deklarojë se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka kompetencë të kontrollojë dhe të vlerësojë vendimet e prokurorëve në çështjet konkrete për mosfillimin e procedimit penal, për pezullimin e hetimeve, për pushimin e çështjeve penale, për marrjen e masave të sigurimit si dhe të vendimeve e veprimeve të tjera të prokurorëve që lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq”.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008