411 raste emërimesh pa konkurse në administratë
Autori i Lajmit: Suela Topi
Mani tha se raporti e përcjell me nota pozitive këtë çështje ndërkohë që faktet tregojnë krejtësisht të kundërtën. Ai tha se nga kontrollet e bëra në 3 ministri, 6 njësi vendore dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka shkelje të ligjit “Statusi i Nëpunësit Civil”
Raporti i Komisionit të Shërbimit Civil i diskutuar dje në Komisionin e Ligjeve ka sjellë diskutime dhe debate të shumta mes anëtarëve. Ndryshe nga herët e tjera raporti i KSHC-së ishte shoqëruar dhe me mendimin e pakicës ku shpreheshin kundërshtimet në këtë raport. Anëtari i këtij komisioni, Sajmir Mani, argumentoi qëndrimin e tij kundër, duke pohuar se raporti në tërësinë e tij nxjerr konkluzione të paqarta mbi zbatimin e ligjit “Statusi i Nëpunësit Civil”. Sipas tij, zbatimi i këtij ligji vazhdon të jetë problematik dhe KSHC e ka për detyrë të raportojë konkluzionet në bazë të fakteve. E njëjta problematikë, sipas Manit, është edhe për procesin e rekrutimit në administratën publike. Mani tha se raporti e përcjell me nota pozitive këtë çështje, ndërkohë që faktet tregojnë krejtësisht të kundërtën. Ai tha se nga konotrollet e bëra në 3 ministri, 6 njësi vendore dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka shkelje të ligjit “Statusi i Nëpunësit Civil”. Sipas tij, në këto institucione, persona të caktuar kanë fituar me emërim një vend pune dhe më pas janë bërë konkurset e pranimit vetëm për formalitet. “Kjo mënyrë rekrutimi është përdorur për 42 pozicione pune në Ministrinë e Financave, 27 pozicione në MBUMK, 28 pozicione në MPPTK, 228 pozicione në DP Tatimeve, 86 pozicione në 6 njësi bashkiake ndërkohë që, si pasojë e ristrukturimeve në listën e pritjes që administrohet nga Departamenti i Administratës Publike figuronin dhe merrnin rrogën e plotë, pa punuar, rreth 340 nëpunës civilë”, - shkruhet në mendimin e pakicës që shoqëron raportin e KSHC-së.
Diskutimet
Kryetarja e KSHC-së, Mimoza Hysenaj, ka paraqitur para deputetëve raportin e këtij komisioni duke u ndalur kryesisht në ankesat e paraqitura nga nëpunës civilë. Sipas saj, raporti për vitin 2007 thekson se në këtë periudhë ka ardhur një numër i konsiderueshëm ankesash nga nëpunës të niveleve të ndryshme të administratës, të cilat në pjesën më të madhe të tyre, kishin të bënin me pasojat e reformës së nisur në administratë, qëllimi i së cilës ishte rritja e efektivitetit në punë dhe ulja e shpenzimeve në buxhetin e shtetit. Po sipas saj, në krahasim me vitin 2006 vihet re një ulje e ndjeshme e numrit të ankesave, ndërkohë që në vitin 2007 u regjistruan 380 ankesa, nga të cilat u përfunduan me vendime 353 çështje. Gjithashtu, raporti konstaton se nga ana e drejtuesve të institucioneve është treguar më tepër kujdes për sa i përket respektimit të ligjit të nëpunësit civil. Por këto përfundime nuk janë pranuar nga anëtarët opozitarë të Komisionit të Ligjeve. Deputeti socialist Bashkim Fino kërkoi më tepër sqarime për numrin e ulët të ankesave, ndërkohë që të pushuarit nga puna janë rritur, vonesat në shqyrtimin e ankesave si dhe mënyrën se si është vepruar në rast të moszbatimit të vendimeve të KSHC-së. Kryetarja e këtij komisioni sqaroi se vonesat në shqyrtimin e kërkesave është për faktin se duhet një kohë në grumbillumin e tyre. Lidhur me masat e marra në raste të moszbatimit të vendimeve, ajo pohoi se ka mangësi ligjore në këtë drejtim se KSHC nuk ka kompetenca të detyrojë zbatimin e vendimeve. Ndërkohë që deputeti i PBDNJ-së Spiro Peçi theksoi se, sipas të dhënave të raportit, në administratë janë bërë 411 emërime, ndërkohë që 340 persona ishin në listën e pritjes, çka shton koston e qeverisë. Ndërkohë deputeti socialist Besnik Dervishi ngriti si shqetësim moszbatimin e konceptit të karrierës. Ndërkohë që anëtari i KSHC-së, Mani theksoi gjithashtu se nga mosekzekutimi i vendimeve të KSHC-së, Ministria e Financave ka pasur mbi 200 milionë lekë detyrime ndërsa në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve detyrimi për moszbatimin e vendimeve të gjykatës ka qenë 63 milionë lekë. Pas pyetjeve, PS ka kërkuar shtyrjen e komisionit, por kjo nuk është pranuar nga kryetari Beja. Komisioni i Ligjeve vazhdoi diskutimet dhe më pas kaloi këtë raport pa praninë e deputetëve socialistë.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008