Turqia i frikësohet Van Rompuyit
Emërimi i Herman Von Rompuyit për president të parë të BE-së ka frikësuar frikën në Turqi, se ai mund të pengojë shpresat e Ankarasë për anëtarësim në union, me disa medie të cilat menjëherë theksuan se ai është anti-turk.
Gazetat turke me shpejtësi nxorën në sipërfaqe komentet e mëhershme të Van Rompuyit, i cili ka theksuar se vlerat e krishtere të BE-së do të dobësohen, nëse Turqia myslimane anëtarësohet në union.
Politikanët dhe akademikët turqë reaguan me një dozë të kujdesit, pas emërimit të tij për president të BE-së, por megjithatë, ata nuk fshehën pakënaqësinë e tyre për shkak të emërimit të Van Rompuyjit.
Një gazetë turke në faqen e saj të parë publikoi artikullin, me titullin Presidenti i parë i BE-së është anti-turk.
Zyrtarët turqë, të cilët kanë preferuar që për president të BE-së të zgjidhet ndonjë figurë, me qëndrim më pozitiv ndaj Turqisë, siç është kryeministri i Britanisë, Tony Blair, reaguan me ftohtësi.
Është vështirë që ky emërim të interpretohet në mënyrë pozitive, por nuk shoh se ky vendim do të ketë ndonjë ndikim në periudhën afatshkurtër, deklaroi nënkryetari i partisë AKP për marrëdhënie me jashtë, Suat Kinklioglu. Shpresoj se ai në periudhën afatshkurtër do të heq dorë nga qëndrimet e tij të mëhershme. Por nuk jam optimist, shtoi ai.
Pikëpamjet e Turqisë për Van Rompuyjin, një demokristian, bazojnë në komentet, për të cilat thuhet se ai i ka bërë, gjatë kohës sa ka qenë udhëheqës opozitar para pesë viteve.
Turqia nuk është pjesë e Europës dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e Europës, u citua Rompuy te ketë thënë në dhjetor të vitit 2004.
Vlerat universale, të cilat janë në fuqi në Europa dhe të cilat janë vlerat thelbësore të krishterimit, do të dobësohen me anëtarësimin e një shteti islamik, siç është Turqia, ka deklaruar ai gjatë një takimi të Këshillit të Europës.
I pyetur në lidhje me pikëpamjet e veta për Turqinë në të kaluarën, Van Rompuy këtë javë theksoi se pikëpamjet e tij personale nuk janë të rëndësishme dhe shtoi se në rolin e tij të ri, ai do të angazhohet për konsensus në mesin e shteteve anëtare të unionit.
Van Rompuy është kandidat i kompromisit, por qartazi se ai mbështetet nga Franca dhe Gjermania dhe ky nuk është lajm i mirë për Turqinë, tha Huseyin Bagci, profesor për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Ankarasë.
Nuk është ky fundi i rrugës, por Turqia duhet të shënojë përparim dhe atë sa më shpejtë që është e mundur, shtoi ai.
Sa i përket shefes së re të BE-së për çështje të jashtme, britanikes Catherine Ashton, vlerësimet për të në Turqi ishin më pozitive. Kinkliouglu theksoi se emërimi i Ashtonit, e cila konsiderohet si përkrahëse e anëtarësimit të Turqisë në union, mund të ndihmojë që të zbehet ndikimi i presidentit të BE-së.
Megjithatë, anketat e opinionit publik po dëshmojnë se entuziazmi i turqve për anëtarësim në BE ka filluar të zbehet dukshëm. Partia në pushtet në Turqi, AKP, është zotuar se do ta vazhdojë procesin e anëtarësimit të vendit në union.
Sidoqoftë, disa diplomatë në Bruksel kanë theksuar se kryeministri i Turqisë, Rejep Tayyib Erdogan si duket ka filluar të humbë interesimin dhe hapat e fundit, të cilët i ka ndërmarrë Ankaraja në fushën e politikës së jashtme, kanë forcuar perceptimin se Turqia po largohet nga perëndimi dhe se po angazhohet më shumë në shtetet myslimane në fqinjësi të saj.
Amanda Akcakoca, analiste në Qendrën për Politikë Europiane në Bruksel, pret që Van Rompuy të jetë më pragmatik.
Gjëja e fundit që dëshiron të bësh është të dalësh në skenën globale dhe të përhapësh porosinë së Turqia nuk është e mirëseardhur në BE, për shkak se është një shtet mysliman, tha Akcakoca.