Shkurorëzohet presidenti i Guatemalës

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 17:00
Presidenti i Guatemalës, social-demokrati Alvaro Colom dhe bashkëshortja e tij Sandra Torres, kanë kërkuar shkurorëzimin dhe kjo pasi “Zonja e parë” mund të prezantohet si kandidate në zgjedhjet presidenciale, që zhvillohen në shtator.
Kushtetuta ndalon faktikisht që kandidatura të jetë brenda familjes së primatit të shtetit.
Kështu “Zonja e parë” ka pranuar para disa ditësh kandidaturën nga ana e UNE (Unidad nacional de esperanza).
Kandidati i opozitës, i cili është më i favorizuar nga sondazhet, e ka përcaktuar këtë shkurorëzim si një “mashtrim”.