E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mini-samiti i vendeve të Ballkanit, në Ohër më 12 korrik

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 20:15

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka bërë të ditur të mërkurën se takimi tradicional i presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, atij të Shqipërisë, Bamir Topi, presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, sivjet do të mbahet në Ohër, më 12 korrik.

Ky takim, i njohur ndryshe si mini-samit i vendeve të Ballkanit, është mbajtur për herë të parë në Vlorë më 2009, vitin e kaluar është mbajtur në Prizren, ndërsa tash ai do të mbahet në Ohër.

Ivanov ka thënë se nga ky takim pritet të dilet me një deklaratë të përbashkët, me anë të të cilës do të shprehet rëndësia e lidhjes infrastrukturore në regjion.

Ndërsa, presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli ka shprehur dëshirën që në mini-samitin në Ohër të marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë dhe ai i Greqisë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›