Shkurtimet në buxhet, rruga Durrës-Kukës nuk përfundon as këtë vit
Për këtë vit për rrugën ishin planifikuar 10 miliardë lekë, të cilat u shpenzuan brenda 6 muajve të parë
Ervin KOÇI - Shkurtimet e investimeve publike në gjysmën e dytë të vitit do të lënë pa përfunduar rrugën Durrës-Kukës, që sipas premtimeve të qeverisë duhet të dorëzohej totalisht e mbaruar këtë vjeshtë. Por “qethja” e fondeve publike sidomos për infrastrukturën rrugore ka pezulluar ndërtimin dhe zgjerimin e disa prej rrugëve më të rëndësishme për shqiptarët. Këto akse qeveria i reklamuar fort si prioritete të saj, për leverdisshmërinë e madhe ekonomike që parashikohej prej tyre, por deri tani ato kanë mbetur vetëm burim aksidentesh fatale, ku dhjetëra qytetarë dhe njëkohësisht taksapagues shqiptar humbasin jetën për shkak të trafikut të rënduar dhe cilësisë së dobët. Diskutimet në lidhje me këto shkurtime kanë shoqëruar edhe dje mbledhjen e radhës të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, i cili mori në diskutim pikërisht fondet që do të shkurtohen për akset kombëtare dhe rrugët në tërësi. Opozita me debate të forta i mëshoj idesë se nga shkurtimet që qeveria po i bën këtyre projekteve, rruga Durrës-Kukës do të figurojë e papërfunduar edhe këtë vit. Sipas përfaqësuesve të opozitës në këtë Komision, “rruga e cila për të dihatin vit ka mbetur e pa përfunduar me gjithë premtimet, do t’i bëhet sërish barrë vitin tjetër buxhetit të shtetit, i cii vitin e ardhshëm duhet të përballojë edhe zgjedhjet lokale”. Por Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka bërë zyrtarisht të ditur edhe dje në Komision se, gjithsej janë 37 projekte në rrugë të shtrira në gjithë territorin e vendit, që pezullohen si pasojë e shkurtimeve buxhetore që ka bërë qeveria.
Durrës-Kukës
Vepra më e madhe infrastrukturore e kombit, rruga Durrës-Kukës sipas të gjitha fakteve, nuk do të përfundojë punimet as këtë vit. Shkak për këtë janë bërë fondet të cilat kanë mbaruar më parë nga sa parashikohej, në një kohë që ende pa u përfunduar është dhe një pjesë e mirë e saj. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, rruga Rrëshen-Kalimash i ka konsumuar të gjitha paratë e vendosura në dispozicion për vitin 2010. Të njëjtat burime konfirmojnë duke iu referuar shifrave zyrtare të Financave se, “për këtë vit ishin planifikuar rreth 10 miliardë lekë, të cilat janë shpenzuar brenda 6 muajve të parë, kur kanë mbetur ende edhe katër muaj të tjerë punime”. Të njëjtat të dhëna u publikuan pak ditë më parë edhe nga Ministria e Transporteve, gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për rishikimin e buxhetit. Sakaq, burimet nga MF-ja sqaruan se, “fatura e lartë është shkaktuar edhe nga shlyerja e detyrimeve të prapambetura për punimet e kryera gjatë vitit 2009”. Por ministri i Financave, pak kohë më parë në një deklaratë të bërë në një emision televiziv, tha se “për pjesën e mbetur të vitit, deri në tetor, kur planifikohet të mbyllen punimet, parashikohen edhe 3 miliardë lekë punime”.
Rrugët
Në listën e projekteve rrugore që pezullohen si pasojë e shkurtimit të buxhetit, figuron rruga problematike Milot-Fushë Krujë, një aks në të cilin numri i aksidenteve me pasojë vdekjen mbetet ndër më të lartit. Kjo rrugë për shkak të punimeve që kanë nisur dhe siç duket do të shtyhen, përfundimi për një kohë të pacaktuar është më i rrezikshëm se më parë, pasi mungon tërësisht sinjalistika dhe investimet mbrojtëse dhe disa pjesë të saj janë ende të paasfaltuara. Një tjetër aks i rëndësishëm i cili pezullohet është ndërtimi i rrugës ‘by pass’ Plepa Kavajë-Rrogozhinë në dy lote, lotin e parë dhe të dytë. Kjo rrugë, bëhet problematike sidomos tani në sezonin e verës, për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes së pushuesve në këtë zonë bregdetare. Pezullimi i punimeve jo vetëm që nuk lehtëson trafikun, por edhe vë në vështirësi lëvizjen e banorëve në këtë zonë. Edhe financimet për këtë segment kanë qenë një nga më të reklamuarat e qeverisë. Punimet do të ngrijnë edhe për rrugën Tepelenë-Vlorë në lotin e parë, e cila në buxhetin e fillim-vitit ishte parashikuar për tu sistemuar dhe asfaltuar këtë vit. Punimet për këtë rrugë kishin nisur kohë më parë por ato janë zvarritur mjaft. Ndërprerja e përkohshme e financimit e kthen këtë projekt në një odise dështimesh.
22 Korrik 2010