Shkurtimet ne buxhetPS braktis Komisionine Ekonomisë
TIRANE-Opozita braktisi punimet e sotme të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në shenjë proteste për mungesën e shpjegimeve nga ekspertët e ekonomise rreth shkurtimeve që po i bëhet Buxhetit të shtetit.
Anëtarët socialistë të këtij komisioni kërkuan sot shpjegime për ndërhyrjet që po i bëhen buxhetit të shtetit, të propozuar nga Ministria e Financave. Anëtari i majtë, Arben Malaj kërkoi sot që Kreu i Bankës së Shqipërisë, drejtoresha e INSTAT të japin shpjegime në Komisionin e Ekonomisë për rishikimin që po i bëhet buxhetit.
Malaj më tej konstatoi se borxhi publik i qeverisë shqiptare është më i madhi në rajon, dhe se shkurtimet në buxhet, dëshmojnë për krizën në qeveri e vend.
Sipas anëtarit socialist, duhet një strategji e qartë me faktin sesi do të përballohen boshllëqet që do shkaktohen nga shkurtimet në buxhet, si do menaxhonet borxhi publik. “Një menaxhim i saktë sot që të mos rrisim taksat nesër”, theksoi Malaj.
Nën këto kërkesa opozita pa të arsyeshme të mos vazhdojë punimet e sotme të Komisionit të Ekonomisë deri në një përgjigje të tyre.
Një ditë më parë, në këtë Komision ishte Ministri i Financave Ridvan Bode që deklaroi se niveli i borxhit është 59. 5 % i GDP-së.
(d.b/BalkanWeb)