E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Meta: PS kanë dorë zgjidhjen, t'idrejtohet Gjykatës

TIRANE- Zv kryeministri, njëkohësisht ministër i Jashtëm, zoti Ilir Meta është i qartë kur i drejtohet opozitës se ka në dorë zgjidhjen e situatës politike duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. “Në të kundërt është alibi për të zgjatur krizën artificiale”.

“Rezoluta PE është tepër e qartë. Përderisa ka mosmatrëveshej të thella. PS e konsideron hapjen e fletëve, si e drejtë kushtetesuese dhe maxhoranca thotë se është antikushtetuese, e vetmja rrugë mbetet cuarja e kërkesës dhe dërgimi i saj nga PS, në gjykatën Kushtetuese. Dhe maxhoranca do respektojë vendimin e Gjykatës”. Deklaroi sot zoti Meta në një konferencë për shtyp në ambientet e Ministrisë së Jashtme. Sipas tij PS i ka të gjitha mundësitë, dhe deputetët për t’ju drejtuar gjykatave.

Sa i takon hetimit të materialeve zgjedhore- Meta saktëson-që ato të bëhet sipas Kodit Zgjedhor, pavarësisht se ky ligj u miratua me kundërshtimin e partisë që ai drejton, LSI.

Për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim instrumentat e zgjidhjes së krizës janë të shprehura në rezolutën për integrimin e Shqipërisë që Parlamenti Europian miratoi një javë më parë. Ai përshëndeti propozimin e kryeministrit Berisha për tju drejtuar opozitës për zgjidhjen e krizës duke punuar së bashku në implementin e rezolutës së PE. “Por- nënvizoi zoti Meta-  dëshiroj që dhe udhëheqësi i PS-së të ketë vullnet të plotë dhe të kuptojë qartë se integrimi i vendit drejt BE-së është përgjegjësi e të gjithë forcave politike.”
(vazhdon)
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›