E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, prapë në izolim e depresion, e ndal vrapin sërish në Athinë

Zyrat e nderuara të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian i kanë mbyllur dyert prej shumë kohësh, prandaj Ramës s’i mbetet asnjë rrugë tjetër veç dërgatave për në Athinë, ku më shumë se takime politike, merret me afera personale

Ndonëse disa prej përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian iu sos durimi me liderin e papjekur të opozitës së Tiranës, Edi Rama ka nisur një inkursion të paqartë vizitash drejt fqinjit tonë jugor, Greqi. Janë bërë të zakonshme tashmë udhëtimet e Edi Ramës dhe ndjekësve të tij të selisë ylberiste, për në Athinë, atje ku mendohet se gjen ngushëllim për dështimet në arenën politike shqiptare, por edhe kjo s’është shumë e besueshme.
Kur s’kanë kaluar më shumë se 8 muaj nga vizita e fundit e njerëzve të Edi Ramës në Greqi, kujtojmë këtu Taulant Ballën dhe Gramoz Ruçin, bashkë me 13 deputetë të tjerë këtë radhë është vetë kryesocialisti që niset për në zyrat e PASOK-ut në Athinë, për t’u justifikuar para homologut të tij Papandreu, i cili këtë herë as që nuk e ka pritur në takim, për fatin e keq që po e ndjek në politikën e Tiranës. Kur janë tërësisht të paralizuara vizitat drejt botës perëndimore, Ramës i ka ngelur një shteg që ende s’është mbyllur për të dhe është ai drejt fqinjit tonë jugor, për te Papandreu, i cili faktikisht, duhet të jetë stresuar me sajdisjet e shpejta dhe të pafrytshme të Ramës, teksa i nxjerr ta presin nivelet e ulëta të drejtimit të PASOK.
Humbja e kontrollit të partisë dhe dobësimi i ndjeshëm i pozitave në krye të opozitës, rrotullnajë kjo e amplifikuar edhe në PS-në e degës së Athinës, e detyron Ramën të kërkojë “ndihmë” emergjente te Papandreu, i cili përveç halleve që ka me qeverinë e tij, në pamundësi për të kapërcyer kolapsin e rëndë ekonomik, i shtohet edhe një ‘bela’ e tromaksur.
Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Taulant Balla, kanë nisur eksplorimin e zyrave të PASOK-ut në Athinë, si turistë të mirëfilltë të ekspozuar atje, pasi vetëm inkurajim politik që s’është e mundur të marrin prej Papandreut, për arsyen e vetme të përmendur më lart. Ndaj në këto kushte, vizitat e bezdisshme të Ramës dhe njerëzve të tij drejt Greqisë, dhe të asistuar nga kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, janë të destinuara të shkojnë kot, pasi s’do t’i vlejë për asnjë prej pretendimeve antiligjore të depozituara në skenën politike shqiptare.
Shpërfillja që po i bëjnë edhe zyrtarët e PASOK në Greqi, është rrjedhimisht pasojë e krizë-ndjelljes që mbart Rama me njerëzit e tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›