Shmagni dhunen SHBA shqetesim per veriun e Kosoves
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë “të shmangin veprimet e dhunshme” në veri të vendit. “Ne jemi sinqerisht të shqetësuar me situatën atje. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen nga çdo lloj i retorikës nxitëse ” është shprehur gjatë konferencës për shtyp zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner i cili ka mirëpritur përpjekjet e KFOR-it dhe të policisë evropiane për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave në kufirin Kosovë-Serbi.
“Andaj, çdo postbllok dhe barrikadë shërben vetëm për të penguar dhe kufizuar jetën e përditshme të popullit të Kosovës e të Serbisë”, citohet Toner në një kohë kur shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton ka paralajmëruar për rrezikun e shpërthimit të një dhune të re mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes nëj deklarate ajo kërkoi nga të gjithë në pjesën veriore të Kosovës që të tregojnë vetëpërmbajtje.
Thirrjet për vetëpërmbajtje dhe evitim të provokacioneve u lëshuan dhe nga qeveria serbe. Zëdhënësi Milivoje Mihajlovic tha se qeveria po ndjek nga afër situatën.
"Qeveria serbe po monitoron dhe ka nën kontroll situatën në Kosovo and Metohija. Aty situate është e qetë dhe çdo gjë funkionon normalisht, shkollat spitalet po punojnë e institucionet e shtetit serb po ruajnë paqen dhe stabilitetin. Për momentin sipas informacioneve tona në Jarinje and Brnjak ka anëtarë të EULEX e KFOR, në përputhje me mandatin e OKB. Sipas informacioneve që ne kemi policia dhe doganjerët e kosovës nuk kanë asnjë rol në këto pikëkalime”- tha Mihajlovic.
Në konferencën për shtyp Mihajlovic kërkoi që serbët të protestojnë në mënyrë paqësore e të mos u përgjigjen provokacioneve
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 17 shtator 2011 )