E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shokët e Edi Ramës, të arrestuar nëpër çadra

Edvini ka mbetur vetëm dhe po përdor shokët e tij të zijafeteve tek Kulla e Pezës apo nëpër rrugicat e Tiranës për të përfituar personalisht. Pa asnjë konsulencë, ai i ka plasur ata nëpër çadra dhe po i detyron të sakrifikohen për mbijetesën e tij politike dhe për zgjatjen e karteleve financiare me burime të dyshimta


Edi Rama, do të mbahet mend, si politikani i vetëm, që arrit të improvizonte një burg të madh, ku do të zgjidhte për të ngujuar, shokët dhe bashkëpunëtorët e tij. Të burgosurit e Edi Ramës, nuk janë vetëm ata 21 apo 22 deputetët grevistë, as ata 175 apo 180 militantët. Të burgosurit e Edi Ramës, janë edhe ata, “mbështetësit” apo “të prapavijës”, që për gjithë ditën rrinë vërdallë grevës ambienteve të grevës së urisë. E thënë më ndryshe, në çadrën e grevës së urisë, apo jashtë saj, gjithë çfarë gjallojnë, janë të burgosurit e Edi Ramës. Të gjithë ata, janë të burgosur pa faj. Në fakt, faji i tyre, është që i marrin seriozisht tekat e Edi Ramës, i cili, me sa duket, ka zgjedhur për realizimin e tyre, të fusë në burg shokët e vet, sigurisht për të fituar për vete. Nuk dihet çfarë Edi Rama pret të fitoj, por ajo që dihet me siguri është se Edi Rama, ka frikë humbjen, në përballjet e ardhshme politike, ndaj edhe nga frika, zgjedh t’ju shmanget këtyre përballjeve, duke, duke prodhuar lajme me burgje, që vetë i ngre dhe vetë i mbush me shokët e tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›