Idra, lexoi sondazhin e fotokopjuar të vitit të kaluar
IDRA, “Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi” (“Institute for Development Research and Alternatives”), që dje prezantoi raportin e radhë antikorrupsion të financuar nga USAID, nuk bëri asgjë më shumë se sa lexoi, raportin e hartuar një vit më parë, dy vjet më parë, tre vjet më parë...., etj., etj.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse kjo IDRA, si partnere reciproke me Edi Ramën, kryebashkiakun e Tiranës, partneritet që nuk fshihet as prej atyre vetë, për aq kohë sa merr “me të dyja duart” edhe nga Edi Rama, nuk i kushton asgjë, që për shkak të një kontrastet afatgjatë me USAID, të lexojë të njëjtin raport vit për vit.
Raporte të IDRA-s, në vite, të cilat asnjëherë nuk janë besuar e marrë seriozisht, as nga qeveria, as nga KLD-ja e institucionet e tjera shtetërore, gjithsesi nuk përbën asnjë pengesë, që drejtuesit e saj, miq të Edi Ramës, të vazhdojnë t’i bëjnë të njëjtin shërbim, pa vlerë dhe të panevojshëm, vit për vit kryebashkiakut të Tiranës.
Shoqata si IDRA, nuk është e vetmja. Të tjera shoqata e OJQ-ëra të huaja apo vendase, me seli në Tiranë apo në ndonjë kryeqytet tjetër, të realizojnë sondazhe të ndryshme dhe në fund të dalin në publik e të mundohen të mbushin mendjen e qytetarëve se konkluzionet e tyre janë të bazuara mbi fakte dhe intervista reale.
Megjithëse dhjetëra media kanë denoncuar kulturën e shërbesës ndaj Edvinit, që ofron IDRA në sondazhet e veta dhe rezultatet e fundit të USAID-it, të njëjtët “partnerë “ të Edi Ramës kryejnë të njëjtën shërbesë politike ndaj tij.
Vitin e ardhshëm, por edhe për vite të tjera të mëvonshëm, IDRA, sërish do të ketë sondazhin gati, për publikimin e radhës..., por një sondazh për korrupsionin në bashkinë e Tiranës, kur do të mund ta shohim e lexojmë si produkt të IDRA-s...