E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata Evropiane e Drejtorëve zgjedh Çaushollin

 Drejtoresha e departamentit të Komunikimit në aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës Arlinda çausholli është zgjedhur koordinatorja e parë rajonale e Shqipërisë nga Shoqata Evropiane e Drejtorëve të Komunikimit. Kësaj detyre të re çausholli i është përgjigjur me përcaktimin e qartë të prioriteteve, të cilat shtrihen në disa aspekte si :  zgjerimi i rrjetin në Shqipëri dhe rritja e anëtarësimit në shoqatë, në rajon. Sektori i Marrëdhënieve me Publikun do të jetë edhe pika ku do të zhvillohet angazhimi i koordinatores së re. Si pjesë e kësaj do të ofrohet një platformë për shkëmbim idesh dhe eksperience të shoqëruara këto me aktivitete që lidhen me Marrëdhëniet me Publikun dhe profesionistët e komunikimit. çausholli me një curriculum të pasur për sa i përket marrëdhënieve me publikun është drejtoreshë e departamentit të Komunikimit në aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ndërkohë që eksperiencat e saj të mëparshme janë të lidhura me profesionin e gazetares, ku ka punuar për disa nga mediat më prestigjioze të huaja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›