Shoqata e Konsumatorit Shqiptar, thirrje bizneseve: Ulni çmimet, janë jashtë arsyes
Shoqata e Konsumatorit Shqiptar nga inspektimet që ka bërë në tregun kohët e fundit për çmimet e ushqimeve ngre shqetësimin se ato me rastin e festave të fund vitit kanë arritur kulmin. Sipas kësaj shoqate bëhet e ditur se rritja e çmimeve nga tregtarët po rëndon edhe më shumë në varfërinë e qytetarëve shqiptarë. Kështu kjo shoqatë i bën thirrje institucioneve dhe tregjeve që të ulin çmimet pasi ato janë jashtë arsyes, dhe janë të papërballueshme
për një familje shqiptare. Qytetarë të shumtë të varfër, të papunë, të cilët nuk e kalojnë shifrën prej 1-2.5 dollarë në ditë ose deri ne 70 dollarë në muaj u zhgënjyen nga festat e para të nëntorit, për të vazhduar më tej më festat e dhjetorit duke filluar me krishtlindjet dhe për të vazhduar me Vitin e Ri. Duke menduar se tregu do të gjykonte më shumë, më mirë, më në favor të këtyre qytetarëve të paktën me këto raste të festive. Këtë shpresë e kishin relativisht 1.190.000 persona të varfër në fshat dhe në qytet si: invalid, paraplegjikë, pensionistë, ajo shtresë e popullsisë me ndihmë ekonomike të vogël, etj se tregu do të ishte shumë më zemërgjerë, më inspirues, duke parë se çfarë bën bota për festa, që ulen çmimet në tërësi, ndërsa vetëm te ne ndodh e kundërta, bën të ditur Shoqata e Konsumatorit Shqiptarë.Shoqata e Konsumatorit Në vëmendje të tregut dhe të organeve kontrolluese shtetërore Shoqata e Konsumatorit Shqiptar i drejtohet tregut, prodhueseve, organeve të kontrollit, organeve tatimore që të jenë më të kujdesshëm, më të vëmendshëm, më afër kërkesave të konsumatorëve, dhe në mënyrë të veçantë për këtë ves të keq (në rritjen e çmimeve) që kanë fituar dhe praktikuar në festa duke qenë të dukshme pasojat e krizës. Është më se e qartë dhe e kuptueshme se në varfëri dhe në shtimin e saj ndikojnë fuqishëm si: Papunësia: Rritja e çmimeve(në produkte ushqimore, në energji, ujin, telefonisë): Rritja e Tvsh tek biznesi i vogël,, pohon më tej shoqata. Sipas shoqatës një kontribut në funksion të këtij shqetësimi për ta dëgjuar mirë tregun kanë qenë media e shkruar dhe ajo vizive si dhe organet të ndryshme të shoqërisë civile dhe në mënyrë të veçantë Shoqata e Konsumatorit Shqiptar që e kanë theksuar këtë kërkesë , por kjo ra në vesh të shurdhët si për tregun edhe për organet shtetërore që kanë të bëjnë me taksat, tatimet ndaj biznesit të vogël, sepse dihet se ato ndikojnë tek njëri-tjetri, ja pra se çishte ky zhgënjim. Në festat e nëntorit të këtij viti tregu pësoi një rritje prej 5-10 % të prodhimeve ushqimore. Po të njëjtën provë të dhimbshme, të hidhur për këta njerëz në nevojë, të varfër, e pensionistë u tregua edhe për ditët e festive të krishtlindjeve, ku tashmë çmimet u rritën në 25 %. Po ta krahasojmë me vitin 2008 çmimi për festat është rritur 38-40 %. Ja më konkretisht rritja e çmimit për festat e vitit 2008 dhe 2009, vazhdon të pohoj shoqata e konsumatorit. Rritja e ÇmimeveRritja e çmimeve në tregjet shqiptarë kanë qenë tek të gjitha produktet ushqimore dhe jo vetëm rritje të çmimeve kemi pasur edhe në vesh mbathje dhe në të gjitha produkte e tjera të konfeksioneve, këpucëve etj por këto më të përballueshme. Kështu në këto prag festash të këtij viti dhe për arsye të ndikimit të krizës qytetarët pensionistë morën si shpërblim të përgjysmuar vetëm 25.000 lekë të vjetra sasi kjo e padukshme për shkak të rritjes së çmimeve. Tregu ka rritur çmimet për të zëvendësuar ato që ai humbet. Pra të gjitha këto rritje çmimesh së bashku, pavarësisht se një pjesë e rritjes kalon për veprim vitin tjetër, por efektin mjerisht tregu e ka dhënë që këtë vit. Do të dëshironim që në prag të festës së Vitit të Ri, kërkesa jonë në emër të gjithë konsumatorëve shqiptar që të merret parasysh, atëherë konsumatorët do ta ndjejnë dhe vlerësojnë në blerjen e këtyre ditëve. Ne këtë kërkesë ne kërkojmë mbështetjen e medias së shkruar dhe asaj vizive që të bëhet sa më shumë publike në të mirën e konsumatorëve.
Artikujt në Kg 2008 2009
1. Mishi i viçit 750 850 lekë2. Mishi i gicit 750 950 lekë3. Mishi i qengjit 750 850 lekë4. Gjeli i detit për 1/kg 450 700 lekë5. Orizi 75 115 lekë6. Sheqer 65 110 lekë7. Vaj 120 180 lekë8. Makarona ½ 65 90 lekë9. Sallata 100 130 lekë10. Spinaqi 120 150 lekë11. Lule/lakra 150 220 lekë12. Tranguj 200 250 lekë13. Mollët 80 130 lekë