Studimi: Kafeja dhe vaji parandalojnë diabetin
Nëse kafja apo çaji bëhen pjesë e dietës sonë të përditshme, atëherë kemi premisa për të parandaluar shfaqjen e sëmundjes së diabetit në trupin tonë. Një fakt të tillë e ka konkluduar një studim australian, sipas të cilit konsumimi i përditshëm i disa lugëve kafe ose çaj mund të ulë rrezikun e prekjes nga diabeti deri në nivelin prej 25 %. Studimi i kryer në Universitetin e Sidneit mori në analizë shëndetin e disa personave që konsumonin kafe apo çaj dhe panë
sesi ata kishin premisa më të mëdha për të mos u prekur nga diabeti. Kjo tregon se këto dy lëndë paraqesin një efekt pozitiv në parandalimin e diabetit dhe përmirësimin e shëndetit të mëlçisë. Sipas studiuesve, në këtë aksion pozitiv që ndodh në trupin e njeriut pas pirjes së këtyre dy lëngjeve nuk ndikon vetëm kafeina, por edhe magneziumi apo substancat antioksiduese të cilat janë pjesë përbërëse e çajit dhe kafes, si edhe acidi klorogjenik.