Ronaldinjo ne Brazil Po por te Flamengo...
Gremio përgatitet për lajmin e madh, është e sigurt se e ka tashmë në xhep Ronaldinjon, por në Brazil nuk i përjashtojnë surprizat. Rikthimi i fantazistit të Milanit në atdhe nuk diskutohet, por tani del emri i Flamengos, si destinacioni i mundshëm i ish-Topit të Artë. Sikurse bën të ditur shtypi brazilian, një gazetar ka bërë të ditur se Flamengo mund të mbështetet në sponsorizimin e "Rede Globo" për të financuar blerjen e lojtarit. “Është një operacion i ngjashëm me atë të bërë nga Korinthias me Ronaldon në 10-vjetorin e klubit. Tv ‘Rede Globo’ kërkon një emër të madh për publicitetin e programacionit televiziv të kampionatit të ardhshëm, ka shpjeguar Perrout, dhe do ta shikonte me sy të mirë ardhjen e Ronaldinjos”. Sipas gazetarit, klubi “kuqezi” ka paraqitur një ofertë të majme te vëllai-menaxher i thuajse ish-milanistit Roberto de Asis.