E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista e zgjedhësve, ku do të votojnë vipat e politikës



Përmes klikimit në website-in e Ministrisë së Brendshme, çdo qytetar që ka mbushur moshën 18 vjeç, gjen emrin në listën e zgjedhësve. Mes tyre edhe vipat e politikës shqiptare. Emrat e tyre figurojnë si për çdo zgjedhës tjetër shoqëruar me njësinë bashkiake dhe vendin ku do të votojnë më 28 qershor. Kryeministri Sali Berisha për herë të tretë voton tek Liceu Artistik në njësinë bashkiake nr 2. Po në këtë zonë, do të votojnë edhe ministri i Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, dhe socialisti Pandeli Majko. Kryetari i shtetit, Bamir Topi, do të votojë në zonën ku ishte deputet para se të bëhej President i vendit, konkretisht në njësinë bashkiake nr. 9 në shkollën “Servete Maçi”. Ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano, nuk ndryshon zonën e tij të votimit as këtë vit zgjedhjesh. Bëhet fjalë për njësinë bashkiake nr. 10 dhe në shkollën “Dora D’Istria”. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeprokurorja e përgjithshme, Ina Rama dhe ministri i Mbrojtjes janë funksionarët e lartë që nuk do të votojnë në Tiranë. Secili prej tyre më 28 qershor do të jetë në vendlindjet e tij. Konkretisht, Jozefina Topalli do të votojë në Shkodër dhe Ina Rama bashkë me Gazmend Oketën do të jenë në Durrës për të hedhur votën e 28 qershorit. Kryetari aktual i PS-së, Edi Rama, do të hedhë votën në njësinë bashkiake nr. 7, tek Instituti i Historisë. Por familja mbretërore në listën paraprake nuk rezulton të jetë e regjistruar, ashtu siç nuk figurojnë emrat e Ilir Metës, kreut të LSI-së apo deputetit të PS-së, Ben Blushi. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi dje përmes zëvendësministrit Ferdinand Poni se listat janë në website që nga data 5 mars dhe këto ditë ato do të publikohen pranë çdo njësie të qeverisjes vendore. Përbri emrit të çdo votuesi do të jetë kodi i tij personal, por dhe adresa ku ai duhet të drejtohet për të votuar në datën 28 qershor. Z. Poni sqaroi procedurën e thjeshtë të kërkimit në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme, që qytetarët të mund të gjejnë emrin, qendrën e votimit si dhe zonën zgjedhore.

Vipat sipas zonave të votimit

Bamir Topi, njësia bashkiake nr. 9, shkolla “Servete Maci”

Sali Berisha, njësia bashkiake nr. 2, Liceu Artistik

Edi Rama, njësia bashkiake nr. 7, Instituti i Historisë

Jozefina Topalli, Bashkia Shkodër, lagjja “N. Mazi”, kopshti pas I. Boletini

Fatos Nano njësia bashkiake nr. 10, shkolla “Dora D’Istria”

Lulzim Basha, njësia nr. 8, çerdhja 13

Ridvan Bode, njësia nr. 10, shkolla “Dora D’Istria”

Sokol Olldashi, njësia bashkiake nr. 2, Liceu Artistik

Gazmend Oketa, Bashkia Durrës, Drejtoria e Hekurudhave

Bujar Nishani, njësia bashkiake nr. 2, shkolla “Çajupi”

Genc Ruli, njësia nr. 7, Instituti i Historisë

Ina Rama, Bashkia Durrës, Qendra Llog, Arsimit

Fatmir Mediu, njësia bashkiake nr. 5, kopshti 11

Sabri Godo, njësia bashkiake nr. 2, shkolla “Hoxha Tahsim”

Astrit Patozi, njësia bashkiake nr. 9, shkolla “Lidhja e Prizrenit”

Valentina Leskaj, njësia bashkiake nr. 5, kopshti nr. 52

Gramoz Ruçi, njësia nr. 2, Liceu Artistik

Pandeli Majko, njësia nr. 2, Liceu Artistik

Namik Dokle, njësia nr. 2, shkolla “Hoxha Tahsim”

Jemin Gjana, njësia nr. 2, shkolla “Osman Myderrizi”

Lufter Xhuveli, njësia bashkiake nr. 7, kopshti nr. 17

Aldo Bumçi, njësia nr. 5, kopshti nr. 42

Enkelejd Alibeaj, njësia nr. 9, Abrazivi etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›