E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Shteti, shërim ligjor ndaj gjakmarrjes



Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u bën apel institucioneve shtetërore që të angazhohen seriozisht në shërimin ligjor të gjakmarrjes. Z. Topi priti dje në Pallatin e Brigadave një grup arsimtarësh nga shkolla të ndryshme të vendit, me rastin e festës së 7 Marsit. Kryetari i shtetit, duke përcjellë emocionet e kësaj dite, tha: "Njeriu asnjëherë nuk duhet të harrojë vitet e shkollës, pavarësisht nga karriera. Madje sa më lart të shkojë në karrierë, aq më shumë ai duhet t’i jetë mirënjohës dhe vlerësues për ata mësues, që kanë kontribuar në formimin e tij". Ai uroi të gjithë mësuesit në këtë ditë feste, kudo ku flitet dhe mësohet shqip, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në diasporë, pasi siç u shpreh Presidenti, “arsimi është mendja e kombit, zemra e tij, është morali i përgjithshëm”. Në këtë ditë të veçantë, Presidenti preku dhe një moment të trishtueshëm, që lidhet me nxënësit e ngujuar, për shkak të plagës së rëndë të gjakmarrjes. Ai apeloi në drejtim të institucioneve për t'u angazhuar në shërimin ligjor të kësaj dukurie.

Modeli “Obama”, Berisha, takim festiv për 7 Marsin

Për herë të parë në Shqipëri, organizohet një takim i madh festiv ku nuk do të mungojë as fushata tip “Obama” me mësuesit dhe akademikët nga mbarë vendi. Kryeministri Sali Berisha do t’i mbledhë sot në Tiranë në orën 11:00 me rastin e festës së 7 Marsit,D së Mësuesit. Burime pranë Kryeministrit bëjnë të ditur se takimi është organizuar me shumë surpriza ku nuk do të mungojë as atmosfera festive, e ngjashme me ato që u panë në fushatën presidenciale të Presidentit të ri të SHBA-së, Barak Obama. Modeli i tij do të praktikohet sot për herë të parë në Tiranë përgjatë paradites së sotme, ku Kryeministri Sali Berisha do të mbajë dhe një fjalim para arsimtarëve dhe akademikëve shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›