E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal në Institutin e Mjeksisë, aktet e ekspertimit, në sirtar

TIRANE- Skandal në Institutin e mjeksisë ligjore. Dhjetëra akte ekspertimi janë kycur në sirtaret e këtij institucioni, duke futur në kolaps Gjykatën e Tiranës. Drejtori i Institutit Besim Ymaj ka bërë me dije gjykatën se nuk do të dorëzojë asnjë akt ekspertimi pa u bërë më parë pagesa, duke zvarritur shumë proceset gjyqësore.
Për këtë arsye, gjyqi ndaj një të akuzuari për trafik femrash me qëllime prostitucioni ka ngecur prej më shumë se 2 muajsh. Gjyqtari Gret Hoxha tha se në këtë mënyrë shkelen haptazi të drejtat e të akuzuarve. Për rastin në fjalë është bërë dhe pagesa por sërish akti i ekspertimit nuk ka mbërritur.

Ekspertët i thanë Gjykatës se e kanë përfunduar atë por nuk është firmosur nga drejtori i institutit pa u bërë pagesa. Prokurori kërkoi që të njoftohet Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani lidhur me rastin në fjalë.

Gjykata u shpreh se do të bëhen verifikimet për këtë rast dhe më pas do të kërkojë nisjen e hetimeve ndaj drejtorit të institutit mjeko-ligjor. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se ka plot gjyqe që kanë mbetur peng vetëm për shkak të mosdepozititmit të raporteve mjeko-ligjore.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›