E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e Turizmit: Moratoriumi për motorët e ujit, i dëmshëm

VLORË - Shoqata e Turizmit ka reaguar pas vendimit të qeverisë shqiptare për bllokimin e motorëve të ujit të cilët nuk lejohen të lëvizin në hapësirën detare


.Vasil Bedini, kreu i kësaj shoqate në jugun e vendit është shprehur se i vetmi mjet ujor i cili mund të përdorej për turizëm nga ana e turistëve dhe pushuesve ka bërë që t'i mohohet këtyre të fundit.


Moratoriumi ka shkaktuar shumë dëme në ata pushues që disponojnë mjete turistike duke i lënë të kalben dhe tani e ka radhën moratoriumi i motorëve të detit", shprehet Bedini. Ai shton se vërtet ka raste aksidentesh, por e njëjta gjë ndodh edhe në tokë, jo vetëm në det, dhe për këtë vendosen rregulla të qarkullimit rrugor.


E njëjta gjë duhet të bëhet edhe me mjetet ujore duke vendosur rregulla dhe kush nuk i zbaton të saksionohet, gjobitet apo dhe t'i bllokohet mjeti. Kreu i Shoqatës së Turizmit shton se shqetësues mbeten edhe lëvizjet e policisë kufitare të cilat shkaktojnë panik të pushuesit ku kryejnë vizita të shpeshta nëpër hotele apo plazhe.


Një prej pushuesve i cili disponon motor deti shprehet se vizitat e shpeshta të policisë kufitare në bregdet ku kalon pushimet, kanë bërë që të shikohet prej pushuesve të tjerë me dyshim apo si problematik për shkak të kontrolleve të herëpashershme. Kreu i Shoqatës së Turizmit i bën apel shtetit që kjo çështje të zgjidhet sa më parë pasi çdo ditë policia kufitare vijon të sekuestrojë motorët e detit edhe pse jo në ujë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›