E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata e Ushtarakëve, pro Kushtetueses për "Ujërat"

Tiranë, 30 janar, NOA - Shoqata Aleanca
Kombëtare e Ushtarakëve përmes një deklarate për shtyp, ka treguar vlerësimin
për vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi anullimin e marrëveshjes
shqiptaro-greke për kufijtë tanë detarë. Ky përbën një nga aktet më të rëndësishme
atdhetare në këto 20 vite tranzicioni në mbrojtie të integritetit territorial
të vendit, por edhe të dinjitetit e të frymës tonë kombëtare, nënvizon brenda
saj, kreu i kësaj shoqate Kujtim Çako. Sipas tij, shoqata e ushtarakëve ishte
shoqata e parë në vend që kundërshtoi publikisht marrëveshjen në fjalë, si një
akt që cënonte rëndë tërësinë territoriale të vendit.

Na jepet rasti të shprehim konsideratën tonë
për vendimin e parlamentit shqiptar për shtyrjen e diskutimit e të miratimit të
saj, si një akt të lartë përgjegjësie atdhetare, thuhet ndër të tjera në këtë
deklaratë.
Sipas Çakos, vendimi i Gjykatës Kushtetuese përbën një shans të mirë për qeverinë
dhe parlamentin shqiptar që mbi bazën e problematikës së ngritur në debatet
publike si dhe nga specialistë të fushave të ndryshme, të bëjnë një parapërgatitje
serioze, me baza të shëndosha juridike e në përputhje me aktet ndërkombëtare në
rinegocimin e marrëveshjes me palën greke.

Për këtë qëllim e në funksion të një pune sa
më të arrirë përgatitore por edhe për një paraqitje sa më dinjitoze në bisedime
me palën greke, shoqata e jonë shpreh gadishmërinë për të dhënë ndihmesën e saj
me specialistë të fushave të ndryshme për gjithë periudhën përgatitore por edhe
në procesin e diskutimit të projekt marrëveshjes së re me palën tjetër,
propozohet në fund të kësaj deklarate për shtyp.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›