Shoqata e hidrokarbureve paralajmëron rritjen e çmimit karburanteve
Shoqata e Hidrokarbureve ka paralajmëruar rritjen e çmimit të karburanteve në tregun vendas. Kjo rritje do të ndikohet nga çmimi në tregjet ndërkombëtare. Sipas Shoqatës së hidrokarbureve luhatje dhe kapërcime e çmimeve të kuotuara në bursën botërore janë përballuar në tregun e brendshëm në mënyrë graduale nga përdorimi i rezervave ligjore
të sigurisë për karburantet, sipas legjislacionit në fuqi. Sipas shoqatës mësohet se përdorimi i rezervave nga kompanitë e tregtimit ka mbajtur për një periudhë të konsiderueshme çmime konstante në tregun e shitjes me pakicë dhe shumicë të hidrokarbureve, duke mos reflektuar luhatjet e përditshme të tregut ndërkombëtar të hidrokarbureve. Pritet një rritje prej 1 lekë/litër për benzinë apo diesel-in, që llogaritet si taksa e karbonit.
Faktorët
Në ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen e çmimit të karburanteve është luhatja e kuotimit të dollarit dhe euros në tregjet financiare shqiptare por kapërcimi i krizës ekonomike botërore nga pothuajse të gjithë vendet e prekura prej saj. Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve gjykon se në të ardhmen do të ketë ndikime të tjera në tregun e hidrokarbureve. Kështu, dalja nga recesioni i një numri të konsiderueshëm kompanish të njohura ndërkombëtare dhe i shteteve të prekura nga kriza globale, fillimi i rritjes ekonomike në këtë vende etj, pritet të sjellë domosdoshmërisht një rritje të kostos së lëndëve të para, një ndër më kryesoret nga të cilat janë edhe hidrokarburet. Sipas shoqatës parashikimet janë për një çmim në bursën ndërkombëtare të karburanteve jo më pak se 100 USD/fuçi, gjë që do të ndikojë domosdoshmërisht edhe në luhatjet e çmimeve të këtij produkti brenda vendit.
Parashikimet
Parashikimet janë për një çmim në bursën ndërkombëtare të karburanteve jo më pak se 100 USD/fuçi, gjë që do të ndikojë domosdoshmërisht edhe në luhatjet e çmimeve të këtij produkti brenda vendit. Sipas shoqatës së Hidrokarbureve rritje çmimi priten të sjellin edhe ndryshimet e fundit të parashikuara nga qeveria shqiptare në ndryshimin e ligjit Për Taksat Kombëtare që pritet të hyjë në fuqi së shpejti. Nga ky ndryshim pritet një rritje prej 1 lekë/litër (benzine apo diesel), që llogaritet si taksa e karbonit. Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve mendon se është e rëndësishme, që, në kushtet e rritjes objektive dhe të pashmangshme të çmimeve, autoritetet shtetërore, institucionet e kontrollit të cilësisë, të rrisin nivelin e kontrollit dhe të mbikqyrjes në tregun e hidrokarbureve për të mos lejuar, subjekte abuzive të këtij tregu, të abuzojnë dukshëm kur ka rritje çmimesh, në dëm të cilësisë së produkteve, duke dëmtuar jo vetëm barazinë në treg, por sidomos konsumatorin shqiptar. Sipas shoqatës është e rëndësishme, që, në kushtet e rritjes objektive dhe të pashmangshme të çmimeve, autoritetet shtetërore, institucionet e kontrollit të cilësisë, të rrisin nivelin e kontrollit dhe të mbikqyrjes në tregun e hidrokarbureve për të mos lejuar, subjekte abuzive të këtij tregu, të abuzojnë dukshëm kur ka rritje çmimesh, në dëm të cilësisë së produkteve, duke dëmtuar jo vetëm barazinë në treg, por sidomos konsumatorin shqiptar.
Importet
Importet e muajit të fundit dhe të ditëve në vazhdim kanë dhënë efekte në rritjen e çmimit të tregtimit të hidrokarbureve. Një faktor i rëndësishëm që ndikon ndjeshëm në luhatjen e çmimit të këtyre produkteve ka qenë rritja e kursit të këmbimit USD/Lek. Kështu deri në janar 2010 kursi mesatar i këmbimit të këtyre monedhave ka qenë 1USD=93-95 lekë. Pas kësaj periudhë 1 USD këmbehet mesatarisht me 102-103 lekë. Gjithashtu kapërcim ka bërë edhe monedha evropiane, Euro, që për periudhën respektive ka lëvizur nga 130 lekë për 1 Euro në 139 lekë për 1 Euro. Edhe pse produkti nuk kuotohet në euro në bursën ndërkombëtare, ky ndryshim i kursit të këmbimit të monedhës evropiane me lekun shqiptar ka dhënë efektet e tij në rritjen e çmimit të karburanteve, duke qenë se rreth 10 % e të gjitha shpenzimeve të kompanive hidrokarbure kryhen në këtë monedhë. Kështu shpenzimet për shërbimet portuale, për agjencitë detare, për siguracionet, etj, kryhen në monedhë evropiane, duke dhënë një efekt në koston përfundimtare të produktit të tregtuar.
1. Në periudhën Tetor 2009 Janar 2010 çmimet e bursës për produktet hidrokarbure kanë variuar nga 67 USD/fuçi deri në 72 USD/fuçi, që do të thotë një kuotim i produktit të gatshëm në nivelin midis 560-710 USD/ton.
2. Nga muaji Janar 2010 deri në Mars 2010 çmimet në bursë kanë njohur një kapërcim të dukshëm, duke kuotuar një fuçi naftë nga 7983 USD/fuçi. Ose e thënë ndryshe produkti i gatshëm është kuotuar në nivelin nga 660 700 USD/ton.
Ornela Manjani