E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët e Bulqizës, në protestë

• BULQIZE - Dilaver Përkoxha, kryetar i këshillit sindikal të minatorëve të Bulqizës tha se të hënën paradite një pjesë e minatorëve do të protestojnë në kryeqytet.Ata do të dalin para Kryeministrisë për të ngritur zërin për rritjen e çmimeve, kushtet e vështira të punës në galeri, mungesën e investimeve në minierë, rritjen e pagave të minatorëve të nëntokës, etj. "Rreth 30 minatorë do të protestojnë në emër të minatorëve të Bulqizës para Kryeministrisë. Protesta është iniciuar nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. Kërkesat e minatorëve për të qenë pjesëmarrës në këtë tubim paqësor janë të shumta, por ne kemi menduar të përfaqësohemi me 30 minatorë".             e.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›