Shoqëria shqiptare në "Tregun e zeros"
Mes emrave të njohur, shkrimtarë të karrierës apo të huajve "Nobel", në stendat e Panairit të Librit gjen edhe "rropatjet" e një të riu për t‘u folur të tjerëve, për t‘i ndarë mendimet e tij me lexuesit. Një prej tyre është Eljan Tanini, student i Filozofisë, i cili prezantoi librin e parë. Titullohet "Tregu i zeros" dhe është botuar nga "Ideart". Nuk është një trill, por reflektimi i një të riu mbi bazat morale të një shoqërie, mbi kohët moderne dhe vlerat e humbura. "Vështrim krejt origjinal që nuk i mungon njëfarë cinizmi. Ka të drejtë Eljani që është provokator, cinik, gërvishtës dhe që pa lule hipokrite e vendos gishtin në plagët tona të korrupsionit, të mosrespektimit të vlerave, të humbjes së dashurisë për sho-shoqin, të një egoizmi që i derdh valët e veta si cunam mbi familjen, institucionet, marrëdhëniet pronësore, shoqërinë. Askush nuk pyet më për hallin e tjetrit, por vetëm sheh interesin e tij në një krizë morale që u ngjan atyre kohërave ku boshllëku etik nuk mund të plotësohej veçse me materializëm, me rendje pas interesave personale, me llupje pa fund ushqimesh për të shuar depresionin, me limonti bisedash të kota", shkruan Artan Fuga në parathënien e librit.
Ndërsa vetë autori flet për një shoqëri shqiptare në degradim. "Askush nga ne nuk mendon për tjetrin, askush nuk mendon për norma, gjithkush zë edhe pjesën e ajrit se kështu i pëlqen. Dua të bëj një shtesë, nuk ka problem për pronën e përbashkët, unë po e zë i pari, nuk ka problem nëse s‘ka estetikë në ndërtim. Jemi kaq të varfër mendërisht, kaq dembelë dhe "tangërlliksa" njëkohësisht, gjithkush luan me mashtrime të shëmtuara pamore, se si do të duket dhe jo si është në të vërtetë", shkruan Tanini.