Britanikët: Katër shqiptarë që dyshohen për vrasje
15/04/2005 Policia angleze ka bërë publike emrat e 4 shqiptarëve që do të merren në pyetje për një vrasje të ndodhur një vit më parë në Angli. Shqiptarët mund të jenë përfshirë në vrasjen e 31-vjeçarit Kalvinder Sing, i cili vdiq në spital, pasi disa persona e sulmuan dhe e qëlluan me shkopinj jashtë një lokali në “Citen Hill”. Sipas policisë angleze, emrat e shqiptarëve janë Marjom Semej, 21 vjeç, Emirjan Hysaj, 29 vjeç, Alfred Kurti, 21 vjeç dhe Artan Hysaj, 28 vjeç. Gjatë sulmit mbeti e plagosur gruaja dhe nëna e 31-vjeçarit, të cilat kanë bërë një apel në televizion për ndihmë nga publiku në gjetjen e vrasësve të dashurit të tyre. Policia ka publikuar edhe fotot e katër shqiptarëve si edhe një video të filmuar mbrëmjen e vrasjes në lokal, por para se të ndodhte vrasja. Në video shfaqen fytyrat e 4 shqiptarëve. 31-vjeçari Sing mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit dhe vdiq pas 2 javësh në spital.