"Arratiset" falsifi kuesi, sërish me dokumente false
Pavarësisht se ishte i shpallur në kërkim dhe i dënuar për
falsifi kim dokumentesh, ai ka mundur të kalojë "nën hundën"
e policisë në Rinas, duke përdorur sërish një pasaportë
false. Bëhet fjalë për Bledar Lushën nga Lushnja, i cili është
riatdhesuar nga Italia dhe vetëm me mbërritjen e tij në Rinas,
është kuptuar se ai ishte person në kërkim, pasi është dënuar
për falsifi kim të akteve të gjendjes civile. Burimet policore
shpjeguan se para pak ditësh, ai kishte udhëtuar drejt Italisë me
qëllim që të arratisej nga dënimi që kishte marrë nga Gjykata
e Lushnjës. Por, edhe arratisjen e ka bërë me dokumente
false. Policia shqiptare nuk ka mundur ta diktojë, megjithëse
kjo nuk i ka ndodhur edhe policisë së shtetit fqinj, asaj italiane.
Ata e kanë e parë pasaportën false dhe e kanë riatdhesuar
23-vjeçarin, i cili kur është marrë në pyetje në Rinas është
zbuluar se ishte në kërkim dhe i është dorëzuar për veprime
të mëtejshme Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit.