E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqërohet sërish Gjergj Ndreca: Pas Rusmalit dhe Bodes, e ka radhën një ministër tjetër

Shoqërohet sërish në polici ish-i përndjekuri politik, Gjergj Ndreca. Ndreca është shoqëruar në një nga komisariatet e Tiranës, pas intervistës për një të përditshme, ku deklaronte se pas ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmali, e ka radhën një ministër tjetër.

Ish-ipërndjekuri politik Gjergj Ndreca është përfshirë në një incident me avokatin Agim Tirana disa ditë më parë, pak ditë pas goditjes ndaj ministrit Rusmali.

Ndërsa 4 ditë më parë, Ndreca dhe ish-të përndjekur të tjerë kanë fyer ministrin Bode pasi nuk kanë marrë dëmshpërblimin për vitet e burgut. / G.N.

* * *

Riarrestohet i përndjekuri i incidentit me Rusmalin, godet avokatin Agim Tirana

TIRANË Gjergj Ndreca, një nga dy ish-të burgosurit politikë, e përfshirë në incidentin e disa ditëve më parë me deputetin Ilir Rusmaili, ka përfunduar sërish në qeli mbrëmjen e djeshme. Policia e Komisariatit numër 1 në Tiranë ka arrestuar sërish mbrëmë Gjergj Ndrecën, pasi ky ka goditur avokatin e njohur Agim Tirana.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin 1 maji, pranë parlamentit tek selia e ish-të përndjekurve politikë. Ndreca dhe dy ish-të përndjekur të tjerë, kanë qenë në një tryezë të këtij lokali, ndërsa Agim Tirana dhe një mik i veti kanë qenë në tryezën afër.

Dy miqtë e Ndrecës dëshmuan për Shekullin se Agim Tirana ka qenë ish-hetues në kohën kur Gjergji është dënuar për agjitacion dhe propagandë dhe ai u ka rrëfyer se Tirana e ka djegur me cigare në fytyrë gjatë hetimeve në periudhën e komunizmit.

Ndreca (ne foto gjate nje greve urie ne oborrin e Selise se te Perndjekurve ne Tirane) është çuar nga tryeza e tij dhe ka goditur avokatin Tirana, ndërkohë që miqtë dhe të pranishëm të tjerë janë futur në mes për të ndarë sherrin. Pas goditjes, Tirana ka telefonuar policinë dhe ka denoncuar më pas Ndrecën. Menjëherë pas kallëzimit, policia ndaloi Ndrecën. Burime nga ky komisariati konfirmuan në mbrëmje arrestimin dhe shtuan se mbi Ndrecën është ngritur akuza e goditjes për shkak të detyrës. Avokat Tirana, i cili, sipas dëshmitarëve është goditur në sy, nuk ka pranuar të japë komente mbi ngjarjen.

Gjergj Ndreca u arrestua pak ditë më parë bashkë me Lirak Bejkon për goditjen e deputetit Rusmali dhe u liruan më pas. Por Ndreca do kalojë me sa duket netë të tjera në qeli.

***********

Grushta Ilir Rusmalit, arrestohet i përndjekuri

Dashamir Biçaku, Luis Tanushi, Magdalena Alla

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve dhe deputeti i PD-së, Ilir Rusmali është goditur me grushte ditën e djeshme vetëm pak metra larg Parlamentit nga një ish-i përndjekur politik. Ata ndodheshin përpara selilës së ish- të përndjekurve politikë ku kishin zhvilluar ceremoninë mortore të një shokut të tyre, i cili kishte vdekur dhe trupi kishte qëndruar rreth 20 ditë në morg pasi shteti nuk e varroste. Njeriu që ka goditur Rusmalin me grusht është Lirak Bejko, i cili është arrestuar nga policia. Ndërkohë miku i tij, edhe ai i përndjekur politik, Gjergj Ndreca është shoqëruar në komisariat me akuzën e kundërshtimit të punonjësve të policisë.

Incidenti

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali u godit me grusht nga një ish i përndjekur gjatë ndërprerjes së seancës plenare. Teksa po kthehej me kolegun e tij Fatos Hoxha nga një kafe, Rusmali është gjendur përpara të përndjekurve. Ngjarja ndodhi në rrugën mes godinës së ish të përndjekurve dhe godinës së Parlamentit. Një nga të përndjekurit u shkëput nga turma dhe me vrap shkoi tek dy deputetët demokratë. Ai zgjodhi të godasë Ilir Rusmalin dhe jo deputetin Fatos Hoxha. Sipas hetuesve, Rusmali është zgjedhur nga i përndjekuri edhe për faktin se i ati Çajup Rusmali ka qenë anëtarë i strukturave kryesore të PPSH-së në kohën e komunizmit. Goditja e gjeti të papërgatitur deputeti Rusmali. Por dhuna mund të kishte qenë edhe më e madhe nëse nuk do të kishin ndërhyrë forcat e policisë, të cilat ndodheshin aty. Kryetari i Komisionit të Ligjeve nuk preferuar të flasë pas rrahjes, po ka kërkuar që ta kalojë në heshtje. Madje ai është kthyer në seancën plenare duke mos e komentuar ngjarjen. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kolegu i tij, Fatos Hoxha. Në fund të seancës ngjarja është mësuar nga policia dhe më pas nga deputetët demokratë.

Policia

Policia ka arrestuar dje dy ish- të përndjekurit politik të dyshuar si autorë për goditjen e deputetit të Partisë Demokratike, Ilir Rusmali. Lirak Bejko dhe Gjergj Ndreca, të dy ish- të përndjekur politikë, u arrestuan nga zyra e hetimit të krimeve e komisariatit nr.1, me akuzën e goditjes dhe fyerjes së personaliteteve të larta shtetërore. Të dy personat u dërguan në ambientet e komisariatit nr.1, ku fillimisht u morën në pyetje nga hetuesit. Asnjë prej tyre nuk ka dhënë shpjegime, apo sqarime se përse ata kishin goditur Rusmalin me grushte. Sipas hetuesve dyshimet e tyre, mbi incidentin dhe agresionin e dy ish- të përndjekurve qëndron në faktin se ata vazhdimisht kanë shprehur papajtueshmërinë e tyre me shpërblimet e papërfituara nga qeveria, për vitet e vuajtura në burg gjatë periudhës së komunizmit. Hetuesit thanë për Shekullin se gjatë marrjes së dy personave në pyetje ata nuk kanë nxjerrë ndonjë pretendim apo shkak. Pas marrjes së tyre në pyetje, specialistët e zyrës së hetimit dhe parandalimit të krimit në komisariatin nr.1, iu komunikuan dy të ndaluarve e goditjes dhe fyerjes për shkak të detyrës, e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Bejko: Përse godita Ilir Rusmalin

Të përndjekurit ishin mbledhur përpara selisë së shoqatës së tyre, e cila ndodhet vetëm pak metra larg Parlamentit për të zhvilluar ceremoninë mortore të Grigor Zaharisë, një ish i përndjekur, i cili prej 20 ditësh kishte mbetur në Morgun e Tiranës pasi nuk kishte të afërm për ta varrosur. Ai vetë nuk kishte lënë para dhe për këtë arsye trupi kishte mbetur në dorë të shtetit. Arkivoli me trupin e Zaharisë ishte vendosur në oborrin pranë selisë së shoqatës dhe vetë të përndjekurit kryen një protestë të vogël ku shprehën indinjatën për shtetin që nuk u kujdes për varrimin e Zaharisë. Vetë Lirak Bejko ka thënë në polici pas ngjarjes se ka goditur Rusmalin për shkak të neglizhencës së shtetit ndaj të përndjekurve. Shoku ynë kishte 20 ditë në morg. Ne nuk kishim me çfarë a varrosnim. Ai vetë nuk kishte lënë lek që të varrosej dhe ishte në atë gjendje në një kohë kur qeveria duhet ti kishte dhënë dëmshpërblimin për ditët e kaluara në burg,- u ka thënë hetuesve Lirak Bejko.

Kush është i përndjekuri Gjergj Ndreca

Një vend ku fitojnë e janë ende në pushtet ata që na vranë e persektuan. Një vend ku ndihesh i huaj, pasi fitojnë vetëm hajdutët, Nëse Baroso do të na kishte takuar në Qafë të Barit dhe do të shihte se si njerëzit që na thyen kurrizin dikur e na torturuan janë ulur sot në poltrone të larta të vendit si do të ndihej vallë?, shprehej afro një vit më parë ish-i burgosuri politik dhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës për Rehabilitim, Drejtësi dhe Dinjitet, Gjergj Ndreca. Ndreca personalisht kishte kohë që godiste edhe me mënyra të tjera rebeluese; me akuza dhe pakënaqësi në shtyp, duke kërcënuar dhe bërë përpjekje organizative për grevë urie deri në Bruksel, e duke hyrë edhe i vetëm fare në një grevë urie tre muaj pas kësaj tek oborri i Selisë së Ish-të Përndjekurve Politikë në Tiranë. E duke e bërë atë që ndodhi dje në parlament gati një incident të paralajmëruar. Jo vetëm mllef i grumbullu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›