Shijak, vetëvritet 44-vjeçari
Një 44-vjeçar nga Shijaku i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Koxhas, ku Sazan Caka, 44 vjeç, është gjetur nga familjarët i vetëvrarë në banesën e tij.
44-vjeçari kishte qëlluar veten me pistoletë, duke vdekur në vend.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. / G.N.