O’Neill pranon Sunderlandin

Martin O’Neill ka pranuar të zëvendësojë Steve Brucen si menaxher i Sunderlandit, ka njoftuar BBC Sport.
O’Neill, i cili për herë të fundit ishte i angazhuar në krye të Aston Villas, në 12 muajt e fundit është spekuluar rregullisht me detyrat vakante të skuadrave nga Premierliga.
Sunderlandi është në pozitën e 16-të, dy pikë mbi zonën e rrezikuar, që rezultoi me shkarkimin e Bruce të mërkurën. Ekipi ka fituar vetëm dy prej 13 ndeshjeve të tyre në ligë këtë sezon. O’Neill, 59 vjeç, ka ndërtuar reputacionin e tij si trajner në Wycombe, Leicester City dhe Celtic.