E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shorti cakton dy beteja gjermano-spanjolle

Gazeta Shqip

Champions League

Borusia DortmundReal Madrid dhe Bajern MynihBarcelona. Deklaratat e drejtuesve të klubeve

UEFA Champions League Trophy Handover & DrawËshtë hedhur dje në Nion të Zvicrës shorti i gjysmëfinaleve të Champions League. Finalistët e vitit të kaluar, Bajerni i Mynihut do të garojë kundër Barcelonës. Ndërkohë, Reali i Madridit do të përballet me Borusian e Dortmundit, me të cilën luajtën dhe në fazën e grupeve. Ndeshja e parë mes tyre mbaroi 2-1 në favor të gjermanëve, ndërsa ndeshja e kthimit në Santiago Bernabeu u mbyll në barazimin 2-2.

Dortmund-Real

Pas shortit, Jurgen Klop është shfaqur i gëzuar: Jam i kënaqur që tani e njohim kundërshtarin. Tashmë fjala i mbetet fushës së lojës. Nuk ka nevojë ta theksoj se Reali është një kundërshtar shumë i fortë, por ndërmjet tri klubeve që mund të përballeshim në këtë fazë, ata janë të vetmit që i kemi mundur këtë vit. Gjithashtu foli dhe Butragenjo, i cili tha: Është një nder për ne të luajmë gjysmëfinalet e këtij kompeticioni kaq prestigjioz. Sa për Borusian e Dortmundit, mund të them se jemi përballur dy herë me ta këtë sezon dhe nuk ishim në gjendje ti mundnim. Pra nuk do të jetë e lehtë ti eliminojmë, por ëndrra jonë është të shkojmë në finalen e Uemblit.

Bajern-Barcelona

Trajneri Jupp Heinkes u dha një përgjigje të prerë gazetarëve, të cilët e pyetën nëse do të konsultohet me trajnerin e ardhshëm Pep Guardiola.

Ju lutem të respektoni punën time. Nuk jam konsultuar asnjëherë me asnjë trajner për kundërshtarët tanë. Nuk kam nevojë për ndihmën e askujt. Takimi ynë do të vendosë përballë dy gjigantëve, sepse Barcelona ka dominuar futbollin europian gjatë viteve të fundit dhe ky fakt është një motivim më shumë për ne. Si trajner i Athletic Bilbaos e kam mundur dy herë Barcelonën e Johan Krujfit në Camp Nou. Messi? Nuk e di si do të luajnë, por ne e njohim shumë mirë futbollin spanjoll, sepse Barcelona është edhe Ksavi, Iniesta, Buskets, Vija e Fabregas. Manxhukiç? Është një humbje e madhe për ne që nuk e kemi në dispozicion për ndeshjen e parë, por të mos harrojmë që kemi Mario Gomezin dhe Pizarron.

Për drejtorin sportiv të Barcelonës, Andoni Zubizarretta, Bajern-Barcelona është një përballje titanësh. Të katërta skuadrat gjysmëfinaliste kanë stile të ndryshme loje, por Barcelona do të përpiqet të luajë një futboll të bukur dhe argëtues për të shkuar në finalen e Uemblit, që është një stadium i veçantë për skuadrën tonë. Në finale kundër Realit? Mendja jonë shkon vetëm të ndeshja kundër Bajernit të Mynihut.

Ndeshjet e para do të luhen në datat 23 dhe 24 prill në Gjermani, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen në tokën spanjolle më 30 prill dhe 1 maj. Finalja do të luhet në 25 maj në stadiumin Uembli të Londrës.

Shorti cakton dy beteja gjermano-spanjolle burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›