E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes ne spitalin e burgut 84 vjecari qe masakroi Lindita Arapin

Masakroi 42 vjeçaren Liliana Arapi e më pas e copëtoi e hodhi tutje, 84 vjeçari Gaqo Dumka gjeti vdekjen mesditën e sotme pas dy javësh qëndrimi në spital. buime zyrtare nga Policia e Korçës se Gaqo Dumka gjeti vdekjen në ambientet e spitalit të burgut, ndërsa të hënën priste të merrte pretencën për veprën e kryer. aqo Dumka, akuzohej se vrau nga xhelozia më 11 gusht të 2011 të dashurën e tij Liljana Arapi dhe në muajin dhjetor ai kërkoi mëshirë e gjykim të shkurtuar nga togat zeza. Me rrëfimin e tij para gjyqtarëve ai pranoi se e kishte vrarë 42 vjeçaren sepse i kishte prishur lekët e varrimit me persona të tjerë, edhe pse sipas tij pretendohet se e mbante mirë. Gjykata Korçës kishte dhënë masën e sigurisë për Gaqo Dumkën, e konkretisht masën “Arrest me burg” ndërsa ditën e hënë pritej të jepej pretenca për të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›