E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Betejë” midis PS-së e PD-së për kreun e Qarkut Fier

Debate e protesta nga ana e socialistëve dhe demokratëve për të zgjedhur kreun e ri të Këshillit të Qarkut, ku në fund është zgjedhur Artur Shehu. “Beteja” nuk ka përfunduar këtu pasi socialistët thonë se zgjedhja është bërë në mënyrë të paligjshme.

Të pranishëm në sallë ishin vetëm përfaqësuesit e “Aleancës për Qytetarin”, ndërsa ata të “Aleancës për të Ardhmen”, e braktisën mbledhjen me pretendimin se është e jashtëligjshme. Partia Socialiste në Fier zhvillon një protestë sot rreth orës 11:00.

Shkak për këtë protestë është bërë mbledhja e Këshillit të Qarkut, që sipas PS-së është e paligjshme. Mbledhja e Këshillit të Qarkut do të mbahej për konstituimin dhe zgjedhjen e kryetarit të qarkut. Ata e quajnë të paligjshme zhvillimin e mbledhjes pasi është shkelur vendimi i gjykatës për pezullimin e saj. /Start/

                                                                                             2011-11-16 16:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›