E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallet zyrtarisht G99-a e Erion Veliajt



Grupi politik G99 ka bërë dje në mbrëmje prezantimin e parë publik të organizuar tek Amfiteatri veror i Parkut të Liqenit të Tiranës përpara një audience të ardhur nga e gjithë Shqipëria. Me qëllimin për të qenë një risi në politikën shqiptare, G99-a ka zgjedhur një ambient ndryshe duke qenë në natyrë, larg sallave të mbyllura ku jemi mësuar të shohim zakonisht evenimentet dhe kongreset e politikës. Lideri i G99-s, Erion Veliaj, dha mesazhin e fortë për nevojën e ndryshimit dhe vizionin e G99-s për të sjellë në jetën publike një frymë të re, një alternativë për të rinjtë dhe profesionistët dhe për të normalizuar më në fund marrëdhënien midis qytetarëve dhe zyrtarëve, që duhet të jenë shërbëtorë publikë. ”Jemi sfilitur nga thënia e vjetër se ‘ky vend nuk bëhet’. Ne zgjedhim ta ndërpresim abonimin te kjo ide dhe themi me zë të lartë ‘Do t’ia dalim’. Kjo nuk është betejë mes së majtës dhe së djathtës, fshatit dhe qytetit, kjo është një betejë mes cinikëve dhe aktivistëve”, - tha Veliaj.

10 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›