E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: ”Jam optimiste që në Shqipëri të mos ketë më imunitarë”



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh dje gjatë aktivitetit mbi përvjetorin e dytë të nënshkrimit të MSA-së, se në Shqipëri nuk duhet të ketë më njerëz të vesh me imunitet. Ajo u shpreh se është optimiste se në Kuvend do të gjendet një konsensus për të realizuar këtë nisë. Topalli parashtroi se deputetët, gjyqtarët, prokurorët e etj nuk kanë arsye që të jenë të ndryshëm nga qytetarët e tjerë. ”Kufizimi i imunitetit është një tjetër reformë së cilës i ka ardhur koha. Unë jam optimiste se edhe për këtë reformë do të gjejmë konsensusin e duhur në Parlament. Ne, deputetët, gjyqtarët dhe prokurorët nuk kemi pse të jemi të ndryshëm nga qytetarët. Ka ardhur koha që në Shqipëri të mos ketë më imunitarë. Në të njëjtën kohë kemi punë për të bërë edhe me Kodin Zgjedhor dhe me vazhdimin e reformës në Drejtësi, të cilat janë axhenda e punës së Kuvendit dhe që pret kontributin e çdo deputeti”, - tha Topalli.

10 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›