Topi shfaq rezervat për ndryshimet kushtetuese PD-PS
Kreu i shtetit deklaron se mund të ishte bërë më shumë. “Nuk kisha asnjë lloj mëdyshjeje për të firmosur, u votua në shumicë”
Erald Kapri
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, shprehu ditën e djeshme rezervat e para në lidhje me ndryshimet kushtetuese, por, nga ana tjetër, ai nuk ka pasur mëdyshje për t’i firmosur ato. Në daljen e tij publike me rastin e Ditës së Europës, kreu i shtetit u shpreh se gjërat e rëndësisë së veçantë kërkojnë një ekspertizë dhe konsultë tepër të gjerë, në mënyrë që produktet e tyre të jenë jetëgjatë dhe të krijojnë stabilitet. Pavarësisht kësaj rezerve, të cilën presidenti e cilëson parimore dhe apel, ai nuk ndihet i penduar për dekretimin e ndryshimeve kushtetuese në kohë rekord. Presidenti Topi u shpreh se ndryshimet u miratuan me një maxhorancë prej 115 votash, kështu që nuk kishte pse të “pengonte” mosfirmosjen e tyre nga ana e tij. “Juve ndoshta e lidhni me apelin që unë kam bërë përpara, një apel që qëndron gjithmonë në të gjitha proceset dhe ka qenë një apel në parim, një apel shumë parimor. Gjërat e rëndësisë së veçantë gjithmonë duhet të konsultohen, duhet ekspertizë dhe mos e lidhni vetëm me momentin e ndryshimeve kushtetuese, por për gjithçka. Produktet që janë të maturuara janë produkte që japin shansin që të jenë jetëgjata, të krijojnë stabilitet në shoqëri dhe të mos ketë kontestim”, - tha Topi. “Mund të ketë qenë dekreti që e kam firmosur në një kohë jashtëzakonisht të shpejtë, pra në një kohë rekord, sepse nuk kisha asnjë lloj mëdyshjeje për të firmosur ndryshimet që ishin me një shumicë prej 115 votash”, - shtroi më tej për këtë çështje Topi.
Përsa u përket kritikave të ardhura në adresë të ndryshimeve kushtetuese, Topi tha se rëndësi ka mënyra e miratimit të tyre në mënyrë që të ketë një rrugë implementimi sa më të shpejtë. “Në pozicionin e presidentit po e ndjek situatën me shumë kujdes, për aq sa më takon dhe do të jem gjithmonë inkurajues i reformave, dhe kur ato përkrahen me maxhorancë, atëherë kuptohet që ato janë mjaft të kuptueshme që do të realizohen”, - tha ai. Kreu i shtetit u shpreh nga ana tjetër se pavarësisht rezervave të tij, marrëdhënia me kryeministrin Berisha vazhdon të jetë institucionale.
Aktualiteti
Presidenti komentoi përpara medias edhe aktualitetin politik. Sondazhi i fundit mbi korrupsionin. Ai tha se vlerësimet nuk duhet të jetë diferenciale. “Ajo që duhet të bëjnë institucionet, të gjithë ne, pa përjashtim, duhet që me nota shumë realiste, në mënyrë analitike, të vlerësojmë në radhë të parë vetveten, pastaj të kalojnë në diskutime për të tjerët, sepse çështja e korrupsionit është si çështja e enëve komunikuese. Pra, për të bërë një lloj paralelizmi, aty ku qarkullon uji, pa dyshim që janë të infektuar me një fenomen të tillë”, - tha Topi.
Imuniteti
Media e pyeti kreun e shtetit edhe për debatin në lidhje me heqjen ose jo të imunitetit të deputetëve apo zyrtarëve të lartë. Topi tha se kjo çështje duhet të miratohet në mirëkuptim të plotë, në mënyrë që imuniteti politik dhe ligjor të mos jetë një pengesë. “Çështja e imunitetit të deputetit, në këndvështrimin tim, sepse është Parlamenti ai që do të vendosë dhe partitë politike, është e tillë që çdo njeri duhet ta ndiejë veten pa imunitet, sepse në rast se do të kemi mbrojtje pas imunitetit, atëherë të gjitha ligjëratat për korrupsionin mbeten në retorikë, mbeten demagogji. Kështu që unë besoj që një nismë e tillë për të hequr imunitetin në mënyrë të vullnetshme, do të ishte një nismë e mrekullueshme”, - tha ai. Presidenti vazhdoi axhendën e tij duke bërë një shëtitje me biçikletë në rrugët e Tiranës, i shoqëruar nga qindra fëmijë e nxënës të shkollave 9-vjeçare e të mesme të kryeqytetit dhe nga Kosova.
10 Maj 2008