Mbipopullimi në burgje, shkon në 5000 numri i të burgosurve
Drejtoria e Burgjeve raporton shifrën më të lartë të personave që ndodhen në qeli. Rreth 1500 të dënuar më tepër mbahen në burgjet shqiptare
Laureta Rryçi
Tiranë - Rreth 5 mijë shqiptarë ndodhen prapa hekurave në vendin tonë. Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pohuan dje për gazetën “Albania” se statistikat e fundit flasin për një mbipopullim në të gjitha burgjet në vend. Mbipopullimi ka qenë shkaku i shumë incidenteve të ndodhura në këto institucione të vuajtjes së dënimit, gjë që ka sjellë edhe konflikte mes të dënuarve. Të njëjtat burime saktësojnë se për momentin janë rreth 1500 të dënuar mbi kapacitetet që mbajnë burgjet. Shifrat që evidentohen nga burgjet përbëjnë shifrat më të larta që njihen ndonjëherë zyrtarisht në vendin tonë. Sipas shifrave zyrtare të viteve të mëparshme, në vendin tonë ishin gjithsej 13 burgje. Kapaciteti i tyre në vitin 2005 ishte 3341, duke qëndruar i pandryshueshëm edhe në vitin 2006. Po shifra zyrtare tregonin se totali i personave në burgje (përfshihen institucionet e paraburgimit), pavarësisht nga lloji i krimit. Në vitin 2005 ishin 3467 dhe në vitin 2006 ishin 3811 të dënuar.
Burgjet e më “të fortëve”
Në tri burgjet shqiptare, Burrel, Peqin dhe Bënçë, ndodhen më “të fortët”, mbi të cilët gjykatat kanë dhënë dënimin maksimal. Sipas rregullores së brendshme të Burgjeve, të gjithë këta të dënuar duhet të transferohen në kampe, që kanë seksione të sigurisë së lartë. Këto seksione kanë në brendësi qelitë të përshtatshme për një të dënuar që do të kalojë pjesën e jetës që i ka mbetur në burg. Zakonisht këta të dënuar, për shkak të problemeve apo të karakterit që kanë, preferojnë të jenë të vetëm në qeli, duke kaluar një pjesë të madhe kohës po vetëm. Në këtë mënyrë ata arrijnë të shmangin shumë prej konflikteve që mund t’u lindin me të dënuarit e tjerë. Në qelitë e tyre mund të gjesh pothuajse të gjitha pajisjet që i nevojiten një personi për të bërë një jetë normale. Ata kujdesen vetë për pastrimin dhe rregullimin e dhomave. Drejtuesit e burgjeve të Burrelit, Peqinit dhe Bënçës janë kujdesur që këta të dënuar që kanë probleme me të dënuarit e tjerë të realizojnë momentin e ajrosjes në një orar të ndryshëm me të tjerët. Ndërkohë, të gjithë ata të dënuar që kanë pasur përplasje bandash dhe rivalët e tyre gjenden po në burgje, nuk janë lënë në të njëjtin burg. Për ruajtjen e këtyre të dënuarve janë punësuar gardianët me gjendje shumë të mirë fizike, për të përballuar dhe ndonjë konflikt të mundshëm mes tyre dhe të dënuarve.
Burgu
Burgu më i ri i vendit, ai i Fushë-Krujës, duket se është zgjidhja e vetme për momentin për të minimizuar mbipopullimin nëpër burgje. Sipas informacioneve, më shumë këtë problem e ka Burgu i Peqinit, ku mendohet të ketë shkuar shifra totale në 900 të dënuar dhe të paraburgosur që janë vendosur në ambientet e këtij burgu.
Burgu i Fushë-Krujës pritet të vihet në funksion brenda një periudhe të shkurtër kohore. Pjesa e parë e personelit që do të punojë është certifikuar sipas parametrave. Po kështu edhe provat që bëhen zakonisht kur hapet një burg i ri janë ezauruar në mënyrë që të shmanget çdo tentativë për arratisje.
10 Maj 2008