Shpejt bisedimet për të pagjeturit
Çështja e të pagjeturve në Kosovë së shpejti do të jetë temë bisedimesh ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë kryetari i Komisionit për Personat e Pagjetur të Serbisë, Velko Odalovic.
“Ekipi ynë që udhëheq dialogun, në mënyrë të qartë, insiston në këtë çështje, sepse ajo është një nga më të rëndësishmet, jo vetëm në dialogun e Beogradit dhe Prishtinës, por përgjithësisht për stabilizimin e gjendjes në rajon”, ka thënë Odalovic për Tanjug
Sipas tij, zgjidhja e çështjes së të pagjeturve, ndërsa aktualisht në Kosovë konsiderohen 1.821 të zhdukur, do të krijonte parakushte për dialog dhe për çështje të tjera.
“Bëhet fjalë për dhjetëra mijëra anëtarë të familjeve, të cilat, nëse janë serbë, shqiptarë apo të nacionalitetit tjetër, presin zbardhjen e fatit të të dashurve të tyre. Ata janë gjenerator i mirë i stabilizimit të gjendjes së përgjithshme, por mund të jetë dikush, cili, në çdo rast, mund të ndikojë edhe negativisht nëse fati i të pagjeturve nuk zgjidhet më intensivisht sesa deri më tash”, ka theksuar ai.
Me bashkëpunimin e grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë në pesë vitet e fundit janë zgjidhur 1.500 raste të personave të zhdukur, por deri më tani mungojnë informata të reja që do të mund të ndihmonin në zbardhjen e rasteve të mbetura.