E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, rritet numri i qytetarëve me librezë shëndetësore

Qindra qytetarë në Qarkun e Korçës i janë drejtuar sporteleve të Institutit të Kujdesit Shëndetësor për të siguruar një librezë shëndetësore, dokument që ul ndjeshëm koston e trajtimit në spitalet publike. Janë rreth 7 mijë persona, të cilët i janë shtuar skemës së sigurimeve shëndetësore muajt e fundit, por ka dhe nga ata që ngrurojnë ende të pajisen me librezën shëndetësore. Hyrja në fuqi e tarifave të reja për personat pa librezë dhe pa autorizimin e mjekut të familjes, shihet nga drejtuesit e ISKSH-së si një skemë që ka rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve. Përveç zbatimit në qendrat urbane, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor parashikon nisjen e një fushate sensibilizimi edhe për zonat e thella.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›