E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpenzimet e kinezëve do të ndalen

Superliga kineze e futbollit është bërë ‘hit’ së fundmi me transferimin e yjeve si Nicolas Anelka, Didier Drogba, Seydou Keita dhe trajnerit Marcelo Lippi. Mirëpo, ekspertët paralajmërojnë se politika e transferimeve ‘galaktike’ nuk do të zgjasë shumë.

Drogba, i freskët nga triumfi në Ligën e Kampionëve me Chelsean, pritet që gjatë kësaj jave të mbërrijë në Kinë duke iu bashkuar skuadrës Shanghai Shenhua, ku do të përfitojë 300 mijë dollarë në javë.

Atje ai do t’i bashkohet ish bashkëlojtarit të tij nga Chelsea, Nicolas Anelka, mesfushorit kolumbian Giovanni Moreno dhe trajnerit të mirënjohur argjentinas, Sergio Batista. Shanghai nuk është e vetmja skuadër që ka shpenzuar ‘me të madhe’. Lideri Guangzhou Evergrande ka angazhuar trajnerin Marcello Lippi. Investimet vijnë falë ekonomisë së zhvilluar kineze dhe përfundimit të ditëve të errëta të futbollit të mbizotëruara nga korrupsioni.

Por, qarkullon frika se investimet aktuale nuk sigurojnë një të ardhme të ndritur. “Mendoj se ky trend do të zgjasë për dy ose tri vite. Jo më tepër. Situata aktuale nuk mund të jetë e qëndrueshme në afatgjatë për shkak se shumica e klubeve në Superligën kineze nuk mund t’i rezistojnë një presioni kaq të madh financiar”, deklaroi Lou Yichen, komentues i futbollit nga Shanghai, për Reuteurs.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›