Fier, këtë vit 300 nxënës braktisën shkollën
• FIER - Plot 300 nxënës kanë braktisur këtë vit arsimin e detyrueshëm në rrethin e Fierit. Shifra alarmante konfirmohet nga përgjegjësi i burimeve njerëzore në Drejtorinë Arsimore rajonale në Fier, Ilir Lugaj.
Sipas Lugajt, fëmijët të cilët janë larguar nga shkolla i përkasin kryesisht grupmoshës nga klasa e pestë deri në të nëntën, por nuk përjashtohen edhe rastet kur fëmijët e larguar kanë qenë në vitet e fillores. Një fenomen i tillë vihet re më shumë në zonat rurale, veçanërisht në fshatrat Baltëzës dhe Levan, ku popullsia është e përbërë në pjesën më të madhe të saj nga komuniteti rom. Nga 300 nxënës që kanë braktisur bankat e shkollës mësohet se më shumë se 200 janë femra, për të cilat duket së faktori kryesor i braktisjes së shkollës është mentaliteti i vjetruar i familjeve të tyre. Ndërkohë nga statistikat e nxjerra nga DAR vihet re se 40 fëmijë që kanë braktisur shkollën janë nga qyteti i Fierit, ndërsa pjesa tjetër i përket zonave rurale. Përballë një fenomeni të tillë Lugaj thekson faktin se kushtet e vështira ekonomike si dhe mentaliteti në zonat rurale i detyrojnë prindërit të mos i çojnë fëmijët në shkollë, duke i detyruar këta të fundit të merren me punë të ndryshme si në bujqësi, blegtori etj. "Ky është viti i dytë që në qarkun tonë rezulton pothuajse i njëjti numër nxënësish që kanë braktisur shkollën me një vit më parë. Në bazë të statistikave që ne disponojmë rezulton se faktorët ekonomikë janë ata që ndikojnë më shumë në lënien e fëmijëve pa arsimin përkatës. Në fshatra të ndryshëm vihet re fenomeni që fëmijët ndihmojnë prindërit në punët e fermës, duke mos shkuar në shkollë. Por ne si institucion na shqetëson edhe mentaliteti që ekziston kryesisht në zonat rurale ku vihet re edhe numri më i madh i vajzave të paarsimuara", ka pohuar për "Panorama"-n Lugaj. m.r