E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi me thikë, pranga 27-vjeçarit

• FIER - Policia e Fierit ka prangosur dje personin që plagosi një 27-vjeçar në lagjen "Afrim i Ri" mesditën e së shtunës.

 I arrestuari është Ilir Spahia dhe sipas policisë, ai është autori i plagosjes me thikë të Luli Dimos dy ditë më parë. Ndërkohë mësohet se prangat janë vënë edhe mbi viktimën Dimo. Kjo, pasi pas hetimeve të para ka rezultuar se ka qenë ai filluesi i grindjes ku mbeti dhe i plagosur. Sipas dëshmive, Dimo kishte kërcënuar me një armë automatike Spahiajn, armë e cila është gjetur nga policia pranë lokalit ku janë grindur dy të rinjtë. Pas kanosjes Dimo ka reaguar dhe e ka plagosur atë më thikë. Mësohet se mbi Spahiajn rëndon akuza e "plagosjes së rëndë me dashje", ndërsa mbi 27-vjeçarin Dimo, ajo e "armëmbajtjes pa leje" dhe "kanosjes me armë". Masa e arrestit Dimos i është komunikuar në ambientet e spitalit, pasi nuk e kishte të mundur lëvizjen për shkak të plagëve të marra.                   m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›