Murinjo fal Kruzin,por jo Adrianon
Perandori duket se e ka humbur sërish kurorën. Murinjo nuk e ka falur akoma Adrianon për natën në diskotekë dhe ardhjet me vonesë në stërvitje. Adri, që dukej se ishte rikthyer lojtari i kohëve të mëparshme dhe se kishte gjetur gjuhën e përbashkët me Murinjon, shikon para vetes një humnerë. Ka tradhtuar besimin e portugezit, i cili ka vendosur të mos ta grumbullojë për ndeshjen e Champions kundër Anorthosisit. Por trajneri ka falur Kruzin, i cili është grumbulluar me skuadrën për transfertën qipriote.