E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero, shumë pranë rinovimit

Juventus, me presidentin Koboli Xhijli dhe administratorin e deleguar Zhan-Klod Blank, kanë ndërmend që në fund të sezonit të rinovojnë edhe për një vit tjetër kontratën me kapitenin Aleksandër Del Piero, i konsideruar gjithnjë e më shumë si flamuri i klubit bardhezi, për meritë të paraqitjeve shumë të mira në ndeshjet e fundit. Kontrata e tij skadon më 30 qershor të 2010-ës. Del Piero, me golin e shënuar në ndeshjen kundër Romës, ka arritur në kuotën e 247 golave nën bluzën bardhezi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›